LAJMI I FUNDIT:

Puna në kopsht e rrit kapacitetin fizik tek ata të cilët e kanë mposhtur kancerin

Puna në kopsht e rrit kapacitetin fizik tek ata të cilët e kanë mposhtur kancerin

Për mbijetuesit e kancerit, puna në kopsht për tri vite me radhë ua rritë aftësitë fizike, e gjithashtu edhe konsumimi i pemëve dhe perimeve.

Sipas shkencëtarëve të SHBA-së, studimet kanë treguar se kopshtarët kanë edhe peshë më optimale sesa ata të cilët nuk merren me punët e kopshtit, transmeton Telegrafi.


Besohet se vetëm në SHBA janë më shumë se 15 milionë persona që i kanë mbijetuar kancerit, ndërsa shumica e tyre janë të moshës mbi 60 vjet.

“Për mbijetuesit e kancerit, në veçanti ata më të vjetër, ne jemi duke kërkuar ndryshime në stil të jetesës të cilat u ndihmojnë atyre të jenë më të shëndetshëm”, kanë thënë shkencëtarët.

Sipas shkencëtarëve, edhe palestra është e mirë, por palestra nuk ka “domethënie”, ndërsa kopshti u jep më shumë kënaqësi personave në periudhë afatgjate. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori