LAJMI I FUNDIT:

Pullë postare me figurën e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright

Pullë postare me figurën e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish-sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

I pari i Qeverisë u shpreh falënderues ndaj ish-sekretares Albright për angazhimin e saj dhe SHBA-së për çlirimin e Kosovës.


Ish-sekretarja Albright sërish shprehi admirimin që ka për popullin e Kosovës dhe tha se është privilegj për të që të marr pjesë në këtë përvjetor.

Në shenjë mirënjohje, kryeministri i dhuroi një pullë postare ish-sekretares Madeleine Albright.

Albright: Kosova është vend i pavarur dhe si e tillë duhet të njihet
Lexo po ashtu Albright: Kosova është vend i pavarur dhe si e tillë duhet të njihet

Gjithashtu, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka ndarë medaljen “Urdhri i Lirisë”, sekretares Albright për kontributin e saj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /kp/Telegrafi/