LAJMI I FUNDIT:

Puidgemont: Shteti spanjoll u mund

Puidgemont: Shteti spanjoll u mund

Nga Brukseli, ku qëndron prej javësh në një dëbim të vetëimponuar, Presidenti i përmbysur katalanas Carles Puigdemont përshëndeti fitoren e partisë separatiste dhe humbjen e shtetit spanjoll, siç e quajti ai.

“Ky ishte një triumf për Republikën e Katalonjës”, u shpreh Puigdemont. Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy kishte shpresuar që zgjedhjet rajonale do të rikthenin stabilitetin në rajonin rebel, por rezultati i votimeve të së enjtes tregon qartë se trazirat politike janë të destinuara të vazhdojnë. Partia Konservatore Popullore e Rajoy shënoi rezultatin e saj më të keq të regjistruar ndonjëherë në Katalonjë.


“Ky është një rezultat të cilin nuk e vë dot në dyshim askush. Republika e Katalonjës fitoi, shteti spanjoll u mund, Rajoy dhe aleatët e tij humbën”, tha Puidgemont.

Partitë mbështetëse të shkëputjes siguruan një fitore shumë të ngushtë e bashkë me të dhe një shumicë të vogël në Asamblenë e re Rajonale. Si forca e vetme më e madhe politike nga këto zgjedhje megjithatë doli partia e qytetarëve, Ciudadanos, e cila kërkon që Katalonia të mbeten pjesë gjysmë autonome e Spanjës.

Panorama e përgjithshme post-votimit është e rrëmujshme, ndaj mbetet e paqartë për momentin se kujt do t’i jepet e drejta e krijimit të qeverisë. Madridi zyrtar vendosi sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën dhe shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme atje, pasi lidershipi i rrëzuar katalanas shpalli pavarësinë në vazhdën e një referendumi të cilësuar nga Spanja si ilegjitim.

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori