LAJMI I FUNDIT:

Puçrrat mykore nuk janë të njëjta me ato të zakonshmet! Janë më të rrezikshme, nuk ndihmojnë të gjitha preparatet dhe shfaqen kudo

Puçrrat mykore nuk janë të njëjta me ato të zakonshmet! Janë më të rrezikshme, nuk ndihmojnë të gjitha preparatet dhe shfaqen kudo

Ja si trajtohen

Gjithçka që duhet të dini për aknet mykore – shkaqet, simptomat dhe trajtimi!


Edhe 95% e njerëzve përjetojnë puçrra të bezdisshme para moshës tridhjetëvjeçare. Ato janë më agresive gjatë pubertetit, por mund të shkaktojnë probleme edhe më vonë, në varësi të llojit dhe mënyrës se si trajtohen.

Fatkeqësisht, 27% e atyre që kanë akne kanë të bëjnë me aknet mykore dhe për ta trajtimi është pak më ndryshe, transmeton Telegrafi.

Gjithçka që duhet të dini për aknet mykore

Aknet mykore janë një gjendje e lëkurës që shpesh ngatërrohen me puçrrat e zakonshme. Fatkeqësisht, aknet kërpudhore dhe aknet “të rregullta” mund të shfaqen në të njëjtën kohë. Aknet kërpudhore shkaktohen nga një kërpudhë që jeton natyrshëm në lëkurë e njohur si Malassezia. Janë pjesë e mikrobiomës natyrale të lëkurës, thonë ekspertët. Megjithatë, kërpudhat mund të shkaktojnë inflamacion në folikulat e lëkurës, duke çuar në njolla të dukshme.

Aknet mykotike zakonisht kruhen. Një tjetër ndryshim është se aknet mykotike kanë një pamje shumë uniforme. Ndodh shpesh që të mos i përgjigjen produkteve të zakonshme të pastrimit të fytyrës. Gjithashtu, produktet me bazë vaji mund të shkaktojnë “ënjtje” të akneve, sepse me këtë ushqehen. Pra, djersa, nxehtësia, lagështia dhe fërkimi janë shkaqet më të zakonshme të akneve mykotike.

Një mjedis i lagësht, medikamente të tilla si antibiotikët oralë ose sëmundjet themelore kontribuojnë gjithashtu në shfaqjen e akneve mykotike. Por shkaku më i zakonshëm është shpesh prodhimi i tepërt i sebumit, veçanërisht në zona të tilla si balli, anët e hundës, mjekra dhe pjesa e sipërme e shpinës dhe gjoksit. Ekspertët rekomandojnë produkte me bazë uji, jo me bazë vaji.

Si të kujdesemi në mënyrën e duhur për lëkurën me puçrra?
Lexo po ashtu Si të kujdesemi në mënyrën e duhur për lëkurën me puçrra?

Si trajtohen?

Kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, mjeku dhe eksperti i kujdesit për lëkurën David Jack rekomandon pastrimin dy herë në ditë dhe përdorimin e përbërësve me cilësi të lartë që rrisin mikrobiomën. Acidet alfa-hidroksi dhe polihidroksi (AHA dhe PHA), acidi mandelik dhe laktik dhe ceramidet ose acidi hialuronik janë përbërës që mund të lehtësojnë aknet kërpudhore.

Megjithatë, rekomandohet shumë të kërkoni ndihmën e një dermatologu përpara se të përdorni ndonjë produkt. Dhe së fundi, mos i shtrydhni kurrë vetë! /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori