LAJMI I FUNDIT:

Publiku kontestuan me revoltë shkëmbimin e pikëve mes Greqisë dhe Qipros në “Eurovision 2019”

Publiku kontestuan me revoltë shkëmbimin e pikëve mes Greqisë dhe Qipros në “Eurovision 2019”
Greqia i dha 12 pikë Qipros duke shkaktuar shumë reagime në publik (Foto: Eurovision/YoyuTube)

Ka përfunduar nata finale edicionit të 64-të të “Eurovision”.

Holanda u shpall fituese e edicionit të sivjetmë, gjersa Italia u rendit në vendin e dytë dhe Rusia në të tretin.


Pas përfundimit të 26 performancave nga përfaqësuesit e shteteve, erdhi edhe momenti i publikimit të rezultateve nga juria profesionale dhe publiku, të cilët kishin nga 50 për qind të peshës.

Gjermania mori zero pikë në Izrael, nga votimi i publikut në "Eurovision 2019"
Lexo po ashtu Gjermania mori zero pikë në Izrael, nga votimi i publikut në "Eurovision 2019"

Fillimisht u prezantuan votat e jurisë profesionale, të cilat në rezultatin final sollën këtë renditje: Suedia (239 pikë), Maqedonia e Veriut (237 pikë) dhe Holanda (231 pikë).

Megjithëse shumë shtete u treguan profesionale në votim, pati edhe prej atyre që votuan me fqinjësi, duke shkaktuar reagime në publik.

Po shkonte drejt fitores me votat e jurisë, Maqedonia e Veriut përfundon në vendin e tetë nga votimi i publikut
Lexo po ashtu Po shkonte drejt fitores me votat e jurisë, Maqedonia e Veriut përfundon në vendin e tetë nga votimi i publikut

Të tilla ishin Greqia dhe Qipro, të cilët shkëmbyen votat maksimale prej 12 pikëve ndaj njëra-tjetrës, duke bërë që të shkaktohen shumë revoltime dhe të bërtitura në publik, të cilët e panë si politik dhe jo të drejtë votimin e tyre.

Greqia i dha 12 pikë Qipros duke shkaktuar shumë reagime në publik (Foto: Eurovision/YouTube)

Sido që të jetë ishin votat e publikut ato që përmbysën gjithçka, kjo pasi Maqedonia e Veriut përfundoi nga vendi i dytë në të tetin, ndërsa Suedia nga vendi i parë në të gjashtë.

Greqia në renditjen përfundimtare u rendit e 16-ta, ndërsa Qipro e 12-ta.

Greqia i dha 12 pikë Qipros duke shkaktuar shumë reagime në publik (Foto: Eurovision/YouTube)

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Jonida Maliqi, përkundër përfaqësimit dinjitoz, grumbulloi në total 90 pikë nga juria profesionale dhe publiku, duke u renditur në vendin e 18-të. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori