Gjatë ditës së djeshme (e diel) reperi i njohur, Trey Songz është arrestuar nga policia.

Një gjë e tillë ndodhi pasi ky i fundit ishte duke shikuar lojë futbolli, në një stadium në Missouri, shkruan TMZ.

Reperi në videon e publikuar shihet duke u përleshur fizikisht me një polic, derisa arsyet e këtij incidenti nuk dihen ende.

Në fillim shihet se Trey e kishte grushtuar policin, duke e kapur më pas për qafe, derisa ky i fundit përmes forcës e kishte ulur në karrige.

Në vend të ngjarjes erdhën edhe përforcime, por që e kishin të pamundur të ndanin dyshen.

Ajo që mori vëmendje ishin edhe bërtiturat nga fansat, të cilët e cilësonin veprimin e policit si të papërshtatshëm. /Telegrafi/