LAJMI I FUNDIT:

Publikohet ‘traileri’ i filmit “Twist”, ku Rita Ora do të luajë një nga rolet kryesore

Publikohet ‘traileri’ i filmit “Twist”, ku Rita Ora do të luajë një nga rolet kryesore

Sky Cinema ka publikuar ‘trailerin’ e adaptimit modern të veprës së famshme të Charles Dickens, “Twist” – dhe sigurisht që nuk është ndryshe nga çdo përshtatje e veprave të Dickensit që keni parë më parë.

Versioni i ri Oliver Twist luhet nga aktori Raff Law si rol kryesor në këtë film i cili titullohet “Twist”, së bashku me Lena Headey në rolin e ‘Sikes’, Rita Orën në rolin e ‘Dodge’, Sir Michael Caine në rolin e ‘Fagin’, Franz Drameh në rolin e ‘Batesey’, Sophie Simnett në rolin e ‘Red’ dhe David Walliams në rolin e ‘Losberne’.


Siç tregohet në ‘trailerin’ e filmit, adaptimi i ri ka rimagjinuar Oliver Twistin si një film krim, me secilin personazh që ka nga një pseudonim të veçantë – Twist është The Artist, Fagin është The Mastermind, Sikes është The Enforcer e kështu me radhë.

Në këtë version, Oliver është një artist i rrugës që jeton në rrugët e Londrës kur një takim i rastësishëm me një bandë dashakeqëse, të udhëhequr nga Dogde (rol i luajtur nga Rita Ora), më pas do të tentojnë vjedhjen.

Banda po përpiqet të vjedhë një pikturë të paçmuar nga Losberne për hajdutin famëkeq Fagin dhe partnerin e tij të biznesit “psikopatik” Sikes.

Pra, mos prisni një përshtatje besnike të veprës klasikes të Dickens, por të paktën “Twist” po provon diçka ndryshe. Thjesht do të duhet të presim deri në vitin 2021 në Sky Cinema dhe NOW TV për të parë nëse ishte i suksesshëm.

Në film interpretojnë gjithashtu Noel Clarke, Jason Maza – të cilët ishin të dy producentë në “Twist” – dhe Tanya Burr.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, e cila ka sprovuar veten disa herë në aktrim, është gati të luajë në një film, ku i është dhënë hapësirë e madhe aktrimi si në asnjë projekt tjetër filmik të mëparshëm.

Rita ndau me ndjekësit e saj “trailerin” e filmit “Twist”, duke shkruar në mbishkrimin e videos, emocionet e saj edhe si aktore.

“Mezi prisja t’ju tregoja të gjitha këto! Këtu është ‘traileri’ i parë për ‘Twist’, shfaqja moderne e Oliver Twist që së shpejti do të dalë në Sky TV! Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mirë të cilët ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si ‘Dodge’, mezi pres që të gjithë ta shihni”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori