LAJMI I FUNDIT:

Publikohet ‘traileri’ i filmit biografik të Princeshës Diana – “Spencer” do të dalë në kinema më 5 nëntor

Publikohet ‘traileri’ i filmit biografik të Princeshës Diana – “Spencer” do të dalë në kinema më 5 nëntor

Që nga fotografia e parë e aktores Kristen Stewart si Princesha Diana ra, ne kemi qenë me padurim në pritje të skenarit të filmit të ri “Spencer”, me regji të Pablo Larraín. Një ‘trailer’ ngacmues shkurtimisht tregoi theksin britanik të Kristen, por tani ‘trailer’-i i plotë është publikuar në YouTube – dhe dukja e aktores Kristen si Princesha Diana është pothuajse surreale.

Filmi nis me festimet e Krishtlindjeve në Sandringham, një nga pasuritë e familjes mbretërore, duke treguar se si është shkatërruar martesa e Dianës me Princin Charles dhe ajo po konsideron largimin e familjes mbretërore.


‘Trailer’- i filmit “Spencer” nis me Mbretëreshën duke pyetur se ku është Diana, teksa kjo e fundit vonohet për shkak të veshjes, shkruan Teen Vogue.

Gjatë gjithë ‘trailer’-it, i cil  shoqërohet nga një kor që këndon ’70s klasik “të Lou Reed’s’, ne shohim Dianën duke u ballafaquar me emocionet e saj, madje duke u zemëruar me Charles për një moment të shkurtër.

Princat William dhe Harry shfaqen si fëmijë, duke e pyetur nënën e tyre se  pse ajo është kaq e trishtuar. “Këtu, në këtë shtëpi, nuk ka të ardhme”, shpjegon Diana për fëmijët e saj. “E kaluara dhe e tashmja janë e njëjta gjë”, dëgjohet duke thënë ajo.

Ndërsa filmi mbulon vetëm tre ditë në jetën e saj, ata janë ato të trazuara. Diana po ballafaqohet me jetën e saj në qendër të vëmendjes, duke u përballur me fundin e martesës së saj dhe thashethemet e shumta që e kanë rrethuar, dhe kanë të bëjnë me familjen mbretërore dhe rregullat e shumta.

“Duhet të ketë dy prej jush”, thotë Princi Charles për gruan e tij. “E vërteta, dhe ajo që ata marrin në fotografi”. ‘Trailer’-i tregon dy anët e princeshës: një në xhinse duke luajtur me fëmijët e saj jashtë, dhe një në veshje elegante në një ngjarje formale, dhe është shumë e qartë se Diana po përpiqet të gjejë veten midis të dyjave. “Nuk ka shpresë për mua”, thotë ajo. “Jo me ta”.

Premiera e filmit “Spencer” pritet të jepet më 5 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori