Superylli shqiptar, Rita Ora, shfaqi një prej performancave më të mira në karrierën e saj në Brit Awards.

Edhe pse nuk ishte e nominuar për asnjë çmim, ajo e ka shkruar historinë me performancën e saj në këtë ceremoni.


GettyImages 922595964 Foto: Getty Images

Rita performoi tri këngët hite të saj "Your Song", "Anywhere" dhe "For You" në mënyrë të kombinuar me ndryshime të skenografisë.

Në secilën këngë të interpretuar ajo tregoi potencën e saj vokale, kurse momenti kulmor ishte performimi me Liam Payne për baladën "For You" e cila ishte pjesë e Fifty Shades Freed.

GettyImages 922488834 Foto: Getty Images

Rita ndryshoi dukjen e saj për të performuar baladën që tërhoqi shumë vëmendje.

GettyImages 922489256 Foto: Getty Images

Dyshja rrëmbyen të gjithë me performancën e tyre në përgjithësi, çka ka bërë që kritikat pozitive të mos ndalen, kur dihet se mjedisi artistik dhe i shoubizit në Britani është mjaft kritik, sidomos për shkak të tabloideve të shumta.

GettyImages 922488748 Foto: Getty Images

Rita Ora nuk dihet nëse është takuar me Dua Lipën në këtë ceremoni e cila i fitoi në mënyrë historike dy çmime. /Telegrafi/