Ka tash e sa kohë që përflitet se këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka nisur një lidhje të re.

fatlumi duket të jetë biznesmeni i njohur turk, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.

Ditë më parë në rrjetet sociale qarkulluan video të dyshes, ku shiheshin duke u puthur e shoqëruar njëri-tjetrin nëpër festa.

Publikohet video e Genta Ismajlit duke u puthur me të dashurin? Publikohet video e Genta Ismajlit duke u puthur me të dashurin?

Ndërsa tani, një tjetër imazh i përbashkët i çiftit është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një “selfie” që dyshja e kanë realizuar vet, ku shihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta (Foto: Instagram)

Genta ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private, ndërsa edhe tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me lidhjen e saj të re.

Ka tash e sa kohë që ajo udhëton shpesh drejt Turqisë – vend ky në të cilin është duke përvetësuar karrierën e saj atje, me një bashkëpunim që do ta sjellë së shpejti me një aktor turk. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Switzerland 🇨🇭

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on Nov 18, 2019 at 1:44pm PST