LAJMI I FUNDIT:

Publikohet mënyra se si do të organizohet procesi i skriningut në mes Maqedonisë dhe BE-së (Video)

Publikohet mënyra se si do të organizohet procesi i skriningut në mes Maqedonisë dhe BE-së (Video)

Bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE do të jetë “operacioni më i madh administrativo-politik” në historinë e Maqedonisë e cila do të zgjasë më shumë vite ndërsa funksioni themelor është që ta transferoj vendin në shoqëri evropiane në të cilën do të qeverisë e drejta.

Në këtë proces ka vend edhe për opozitën, deklarojnë sot ministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe këshilltari për Çështje Evropiane të Qeverisë, Bojan Mariçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Të dy negociatorët i sqaruan mënyrën se si do të organizohet trupat kryesor çka do ta udhëheqin procesin.

Ajo do të jetë parasegjithash trup koordinator i Qeverisë e cila konfirmon pozicionin e negociatorëve ndërsa në të do marr pjesë edhe kryeministri, zëvendësit e tij, shefi i diplomacisë, ministrat për financa, drejtësi, ekonomi, shoqëri informatike.

Pastaj do të ketë delegacion shtetëror për bisedimet. Delegacioni do t’i udhëheq bisedimet ndërsa në krye të saj do të jetë Osmani së bashku me shefin e diplomacisë Dimitrov dhe përfaqësuesja e përhershme e Maqedonisë në BE, Agneza Rusi.

Trupin e tret do të grupit bisedues do ta udhëheq Mariçiq dhe në të do të jenë 15 veta.

Do të formohen edhe 35 grupe punuese sipas numrit të 35 kapitujve, ndërsa në të duhet të marrin pjesë persona nga administrata, nga akademia, dhe sektori shoqëror.

Në fund, bëhet fjalë edhe për çmimin financiar të këtij operacioni. Sipas Osmanit, kjo do të jetë e “shtrenjtë” dhe “po bëhen analiza me ministrin për financa e cila duhet të përshtatet më këtë situatë të re”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori