Është publikuar lista me kombëtaret më të vlefshme të cilat do të garojnë në Kampionatin Evropian që mbahet në verën e ardhshme, me Anglinë që i prinë listës.
Gareth Southgate është duke shpresuar që të rikthejë trofeun në vendlindje, pasi atë nuk e kanë fituar që nga vera e vitit 1966 edhe pse kanë pasur shumë lojtarë të dalluar ndër vite.
Transfermarkt që merret me vlerësimin nga lojtarët, e deri kombëtaret, ka bërë të ditur se ekipi i Tre Luanëve aktualisht ka vlerën e 1.4 miliard eurove.

Pas tyre janë kombëtare si Franca, Spanja, Portugalia e Gjermania, që futen në top pesëshe.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë:
Sllovakia – Vlera: €114.70 milionë
Republika Çeke – Vlera: €122.25 milionë
Uellsi – Vlera: €145.58 milionë
Rusia – Vlera: €157.40 milionë
Zvicra – Vlera: €175.35 milionë
Suedia – Vlera: €190.55 milionë

Turqia – Vlera: €200.40 milionë
Skocia – Vlera: €209.25 milionë
Austria – Vlera: €257.65 milionë
Polonia – Vlera: €280.85 milionë
Danimarka – Vlera: €292.35 milionë

Kroacia – Vlera: €353.60 milionë
Holanda – Vlera: €468.50 milionë
Italia – Vlera: €656.50 milionë
Belgjika – Vlera: €684.30 milionë
Gjermania – Vlera: €737.50 milionë

Portugalia – Vlera: €762.50 milionë
Spanja – Vlera: €842.50 milionë
Franca – Vlera: €1.04 miliard
Anglia – Vlera: €1.40 miliard. /Telegrafi/
