LAJMI I FUNDIT:

Publikohet “Family”, Bebe Rexha duket e mrekullueshme në klipin e ri me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie

Publikohet “Family”, Bebe Rexha duket e mrekullueshme në klipin e ri me David Guettan, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit da Hoodie
Foto: David Guetta/YouTube

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, është publikuar të martën klipi “Family” i artistëve të famshëm: David Guetta, Bebe Rexha, Ty Dolla $ign dhe A Boogie Wit da Hoodie.

Kënga e cila ka qenë deri më tani e publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio, është shoqëruar tashmë edhe me një klip të veçantë dhe plot ngjyra, i cili i përshtatet këngës.


Ashtu si thuajse në çdo paraqitje tjetër, këngëtarja shqiptare është shfaqur mjaft atraktive në videon muzikore të kësaj kënge, duke bërë për vete shikuesit me pamjen e saj.

Foto: David Guetta/YouTube

“Familja është gjithçka për mua. Ndonjëherë gjen miq që bëhen familja jote, dhe kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë kjo këngë. Ndarja e kësaj eksperience me David Guetta, Ty Dolla $ign dhe A Boogie With A Hoodie e bëri atë edhe më të veçantë”, ka thënë Bebe Rexha në lidhje me këngën në fjalë.

Rexha ka bashkëpunuar edhe më parë me DJ-në e njohur David Guetta në këngët “Say My Name” dhe “Hey Mama”.

Të dy këto bashkëpunime kanë rezultuar të suksesshme pasi “Say My Namye” numëron afro 870 milionë klikime, ndërsa “Hey Mama” ka tejkaluar shifrën e 1.4 miliardë.

Ky vit ka qenë relativisht i suksesshëm për artisten me origjinë shqiptare, pasi sivjet ajo publikoi edhe albumin e saj të dytë në karrierë, me titull “Better Mistakes”.

Kopertina e albumit “Better Mistakes (E gjeni të plotë albumin KËTU)

Bebe Rexha në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në korrik të këtij viti, foli për albumin në fjalë, duke treguar arsyen se pse vendosi që në “Better Mistakes” të trajtojë këngë me çështje të shëndetit mendor.

Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend
Lexo po ashtu Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend

“Unë thjesht dua, e dini, njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta”, ka thënë për Telegrafin këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta.

Krahas albumit dhe bashkëpunimit me David Guetta-n, Rexha këtë vit realizoi edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të pëlqyera me Topic dhe Masked Wolf. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Kalo në kategori