LAJMI I FUNDIT:

Publikohet dokumenti që konfirmon se shërbimet sekrete e kanë marrë në pyetje Eminemin për vargjet kërcënuese ndaj Ivanka Trumpit

Publikohet dokumenti që konfirmon se shërbimet sekrete e kanë marrë në pyetje Eminemin për vargjet kërcënuese ndaj Ivanka Trumpit
Ivanka Trump, Eminem (Foto: Getty Images/Guliver)

Shërbimet sekrete amerikane e kanë marrë në pyetje Eminemin lidhur me vargjet kushtuar Ivanka Trumpit, vajzës së presidentit amerikan, Donald Trump.

Dokumentet e siguruara nga Buzzfeed News tregojnë se në vitin 2017, reperin e kishin vizituar agjentët sekretë për shkak të këngës së tij, “Framed”.


Ata e kanë pyetur se pse vajza Trump ndodhej në bagazhin e veturës së tij në këngë dhe pse e quante “bionde budallaqe”.

Ky rast ishte hapur pasi, siç është thënë, një “qytetar i shqetësuar” e ka lajmëruar rastin në polici, ndërsa më vonë është kuptuar se “qytetar i shqetësuar” ishte një gazetar i TMZ, i cili ka kërkuar koment në lidhje me përmbajtjen e këngës.

(Foto: Secret Service/BuzzFeed News)

“Dua të di nëse është duke e hetuar agjencia juaj Eminemin për vargjet kërcënuese rreth Ivanka Trump”, shkruan në e-mailin dërguar shërbimeve sekrete.

Më pas, shërbimet sekrete kishin filluar të hetonin historinë familjare të Eminemit, ndërsa agjentët e kanë kontaktuar përmes avokatit në fund të vitit 2017, derisa biseda është publikuar në janar të vitit 2018.

Ivanka Trump (Foto: Ron Jenkins/Getty Images/Guliver)

Agjentët i kishin lexuar vargjet Marshall Mathers (emri i vërtetë i reperit) për t’i analizuar ato dhe cili ishte mesazhi, ndërsa Eminem kishte filluar t’i recitonte bashkë me ta.

Pas marrjes në pyetje, ai është liruar duke qenë se prokurori konsideronte se nuk kishte arsye objektive për të ngritur padi ndaj muzikantit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori