LAJMI I FUNDIT:

Publikimi i aferës së korrupsionit, Prokuroria përfundon hetimet – pritet vendimi përfundimtar ndaj tre personave

Publikimi i aferës së korrupsionit, Prokuroria përfundon hetimet – pritet vendimi përfundimtar ndaj tre personave
Prokuroria e Shtetit / Foto: Ridvan Slivova

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe të njëjtat kanë përfunduar, lidhur me dyshimet për një aferë korrupsioni ku janë dhënë 5 mijë euro për të mbyllur një lëndë në Prokurori.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se ka filluar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore para se të paraqitet në publik hulumtimi i “Kallxo.com”-it, i publikuar mbrëmë më datën 07.04.2021, lidhur me pretendimet se janë dhënë “5 mijë euro për ta mbyllur lëndën në Prokurori”. Kryeprokurori i Shtetit me të pranuar informacionin lidhur me këto dyshime, më datën 10.02.2021, ka autorizuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) që t’i fillojë hetimet për zbardhjen e tërësishme të rastit, ku janë të përfshirë tre persona në videoincizim.
Prokuroria Speciale menjëherë ka filluar hetimet, të cilat janë zhvilluar me intensitet dhe prioritet të lartë”, thuhet në njoftimin për media.


Filmohet afera e korrupsionit: 5 mijë euro për ta mbyllur lëndën në Prokurori
Lexo po ashtu Filmohet afera e korrupsionit: 5 mijë euro për ta mbyllur lëndën në Prokurori

Prokuroria ka njoftuar se hetimet kanë përfunduar, me ç’rast janë siguruar prova të mjaftueshme dhe shumë shpejtë do të ketë vendim përfundimtar nga ana e Prokurorisë ndaj tre personave lidhur me veprën penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 431, Paragrafi 1 dhe Paragrafi 2 i Kodit Penal, që ka qenë fuqi në vitin 2017, kur edhe dyshohet të jetë kryer vepra penale.

“Gjithashtu, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, si autoritet kompetent, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit ndaj prokurores së rastit nëse vërtetohet që e njëjta ka bërë sjellje eventuale, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pas publikimit të aferës së korrupsionit në prokurori, ministrja Haxhiu: Të ndërmerren masa ndaj të përfshirëve në skandalin e madh
Lexo po ashtu Pas publikimit të aferës së korrupsionit në prokurori, ministrja Haxhiu: Të ndërmerren masa ndaj të përfshirëve në skandalin e madh

Prokurori i Shtetit mbetet i angazhuar për zbatimin e ligjshmërisë ndaj secilit individ dhe veprimi të kundërligjshëm pavarësisht funksionit dhe pozitës së tij, duke mos bërë përjashtim për askënd, pa marrë parasysh se ku punon ose më kë bashkëpunon”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori