LAJMI I FUNDIT:

PSP heq dorë nga kërkesa për ngrirjen e “pallatit” të OBRM-PDUKM

PSP heq dorë nga kërkesa për ngrirjen e “pallatit” të OBRM-PDUKM

Prokuroria speciale publike ka hequr dorë nga kërkesa për ngrirjen e objektit të selisë së OBRM-PDUKM.

Javën e kaluar me dërgesë deri tek Gjykata Supreme, PSP-ja tërhoqi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë me të cilën kërkonin nga Gjykata Supreme të vërtetojë se vendimi i Këshillit penal i Repartit për krim të organizuar dhe korrupsion të Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, me të cilën u refuzua kërkesa e PSP-së për sigurim të një pjese të pronës së partisë politike, ka qenë joligjore.


Vendimi i Gjykatës Supreme me të cilën u refuzua kjo kërkesë është i publikuar në ueb faqe e gjykatës. I njejti është sjellë dy ditë pasi që PSP-ka dërguar dorëzimin e saj nga pallati i OBRM-PDUKM-së.

“Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë refuzohet. Sipas nenit 460 pika 1 e Ligjit për veprim penal, nëse prokurori publik e tërheq kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, gjykata me vendim do ta refuzojë kërkesën”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme, të sjellur më 14.12.2017.

Kërkesa për ngrirje të pronës së OBRM-PDUKM-së ishte pjesë e hetimit të rastit ‘Talir’ që ka të bëjë me dyshimin për larje parash dhe finansim joligjor të OBRM-PDUKM. Sipas PSP-së, i akuzuari kryesor i lëndës, Nikolla Gruevski ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare me atë që ka pranuar para joligjore dhe ka formuar grup, që merret me larjen e parave, të cilat më pas i kanë vendosur në llogari të partisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori