LAJMI I FUNDIT:

Psikologu Adam Grant: Kjo është një nga pyetjet më të padobishme që prindërit u bëjnë fëmijëve të tyre

Psikologu Adam Grant: Kjo është një nga pyetjet më të padobishme që prindërit u bëjnë fëmijëve të tyre

Në zgjedhjet e karrierës, bllokimi i identitetit shpesh fillon kur të rriturit pyesin fëmijët: Çfarë do të bëhesh kur të rritesh?

Të menduarit për këtë pyetje mund të nxisë një mendim të ngatërruar për punën dhe veten. Në një artikull të publikuar në CNBC, Adam Grant argumenton pse kjo pyetje është e padobishme, madje në disa raste edhe e rrezikshme.


Adam Grant, i diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe më pas i specializuar në Universitetin e Michiganit, është një psikolog dhe profesor në Shkollën Wharton në Universitetin e Pensilvanisë.

Ai është autor i librave bestseller “Jep dhe merr” (Give and take), “Origjinalet” (Originals), “Opsioni B” (Option B), dhe “Fuqia lëviz” (Power moves). Libri i tij i fundit është “Mendo përsëri: Fuqia e të diturit atë që nuk di” (Think again: The power of knowing what you don’t know).

“Zgjedhja e një karriere nuk është si gjetja e një shoku shpirtëror. Është e mundur që puna juaj ideale as nuk është shpikur ende. Disa fëmijë ëndërrojnë shumë të vegjël. Ata heqin dorë nga ndjekja e gjurmëve të familjes dhe kurrë nuk marrin parasysh alternativat. Disa përballen me problemin e kundërt: Ata kishin ëndrra shumë të mëdha, duke u lidhur me një vizion që nuk ishte realist.” – shkruan ai.

Grant thekson se “fëmijët, kur e shohin punën në lidhje me atë që bëjnë, sesa në lidhje me atë çfarë janë, bëhen më të hapur për të eksploruar mundësi të ndryshme”.

“Nëse fëmijët tuaj vendosin të fillojnë një bisedë për atë që duan të jenë kur të rriten, tregojini se nuk kanë nevojë të zgjedhin një karrierë; ata mund të bëjnë shumë gjëra. Bëjini të mendojnë për të gjitha gjërat që duan të bëjnë – ndoshta duke dizenjuar, duke studiuar hapësirën, shkrimin krijues, futbollin ose të qenit një YouTuber fitnesi.”

Grant thekson ndryshimin e industrive dhe gjërave të reja.

“Industritë e vjetra po ndryshojnë dhe ato të reja po shfaqen më shpejt se kurrë më parë. Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Google, Uber dhe Instagram nuk ekzistonin. Vetja juaj e ardhshme mund të mos ekzistojë tani dhe interesat tuaja mund të ndryshojnë me kalimin e kohës,” shkruan ai.

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Ç’do të thotë nëse shihni shpesh numrin 6? Numerologjia shpjegon fenomenin

Astrologji
Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Sa sekonda duhet të zgjasë një puthje për një martesë të lumtur?

Lifestyle
Kalo në kategori