LAJMI I FUNDIT:

Psikologët thonë se duhet të ndalohet me ligj rrahja e fëmijëve

Psikologët thonë se duhet të ndalohet me ligj rrahja e fëmijëve

Psikologët anglezë po bëjnë thirrje që të ndalohet ligjërisht rrahja e fëmijëve në shtëpi për shkak të dëmit që ua shkakton atyre në shëndet mendor.

Mocioni i iniciuar nga AEP kërkon nga qeveria që ta pranojë faktin se dënimi fizik mund të ketë ndikim negativ afatgjatë në zhvillimin e fëmijës.


Për momentin, në Mbretërinë e Bashkuar, prindërit dhe kujdestarët janë të lejuar ligjërisht t’i dënojnë lehtë fizikisht fëmijët.

Sidoqoftë, psikologët e kundërshtojnë ashpër këtë duke thënë se dhuna fizike asnjëherë nuk është metodë efektive për disiplinimin e fëmijës, pavarësisht rrethanave. /Telegrafi/