LAJMI I FUNDIT:

PSG shkatërron Marseillen (Video)

PSG shkatërron Marseillen (Video)

Paris Saint Germain ka fituar ndaj Olympique de Marseille  me rezultat 1-5.

Mysafirët fituan në deri me shumë lehtësi dhe kështu vazhdojnë ndjekjen e Monacos.


Golat në këtë takim nga mysafirët i shënuan Marquinhos (6’), Edinson Cavani (16’), Lucas Moura (50’), Julian Draxler (61’) dhe Blaise Matuidi (72’)

Golin e nderit për Marseille e shënoi Rod Fanni në minutën e 70-të.

Pas kësaj fitore PSG renditet në vendin e dytë me 59 pikë, tri më pak se Monaco në vendin e parë, por me pikë të njëjta me Nicen në vendin e tretë.

Marseille vazhdon në pozitën e shtatë me 39 pikë. /Telegrafi/