LAJMI I FUNDIT:

PSG pëson nga Nice, vendos një gol në fund i Delort

PSG pëson nga Nice, vendos një gol në fund i Delort

Nice ka shënuar fitore ndaj PSG-së në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.

Pjesa e parë e ndeshjes solli shumë pak, me Amine Gourin dhe Angel Di Marian që kishin nga një rast për të dyja skuadrat.


Edhe pjesa e dytë nuk është se solli shumë raste, me të dy skuadrat që u gjallën në fund.

Mauro Icardi rrezikoi i pari në minutën e 82-të, por pa sukses.

Pas tij rast të mirë kishte edhe Justin Kluivert, por Keylor Navas ishte në vend.

Goli erdhi në minutën e 88-të, kur Andy Delort shënoi nga afër për 1-0.

Në minutat e fundit kishte edhe një rast Nice, por që nuk e realizoi.

Me këtë fitore Nice e përforcon pozitën e parë me 49 pikë, ndërsa PSG mbetet lider me 62 pikë. /Telegrafi/