LAJMI I FUNDIT:

PSG i ofron ‘çekun bosh’ për të nënshkruar vet shifrat e kontratës së re, Mbappe e refuzon

PSG i ofron ‘çekun bosh’ për të nënshkruar vet shifrat e kontratës së re, Mbappe e refuzon

Kylian Mbappe thuhet se ka refuzuar një “çek bosh” të ofruar nga Paris Saint-Germain për rinovimin e kontratës së tij që skadon në verën e ardhshme.

Kjo marrëveshje afatgjatë do të kishte shkuar mbi 90 milionë euro bruto që PSG i ofroi Mbappes verën e kaluar dhe do të kishte përmbajtur një premtim se projekti sportiv i PSG do të mbetet konkurrues në nivelin më të lartë të garave evropiane.


Javën e kaluar të dy palët patën të paktën një takim për të përmbysur kushtet, pasi PSG vazhdon të përpiqet të lidhë lojtarin e tyre me një marrëveshje tjetër.

“Mbappe dhe PSG, marrëdhëniet janë përmirësuar” – thotë ish lojtari i parisienëve Jerome Rothen
Lexo po ashtu “Mbappe dhe PSG, marrëdhëniet janë përmirësuar” – thotë ish lojtari i parisienëve Jerome Rothen

Mbappe do të qëndrojë deri pas Kupës së Botës?

Kohëzgjatja e marrëveshjes u raportua të jetë edhe dy vjet të tjera, me thelbin – duke pasur parasysh pronësinë e klubit nga Katari – që Mbappe të mbetet lojtar i PSG-së për Kupën e Botës “Katar 2022”, por ka mundësi të largohet më pas.

Por, sipas gazetës Marca, sulmuesi 23-vjeçar vazhdon të refuzojë propozimet.

Një kënd tjetër i ndërthurur në përzierje është marrëdhënia e vazhdueshme strategjike midis Katarit dhe Francës në tërësi, e cila përfshin shumë para dhe ndikim politik, me presidentin Emmanuel Macron të përfshirë drejtpërdrejt në këtë partneritet reciprokisht të dobishëm.

Mbappe duket të jetë një komponent gjithnjë e më i rëndësishëm në të gjithë këtë, dhe paraqitjet e tij në fushë – duke regjistruar 36 përfshirje në gola tashmë këtë sezon – e shohin atë të afrohet me statusin e lojtarit më të mirë në botë.

PSG ka gati ofertën marramendëse për kontratën e re të Mbappes, francezi bëhet lojtari më i paguar në botë
Lexo po ashtu PSG ka gati ofertën marramendëse për kontratën e re të Mbappes, francezi bëhet lojtari më i paguar në botë

Një ndeshje e dytë dominuese kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve më 9 mars mund ta forcojë këtë.

Mbappe ruan një dashuri të madhe për PSG-në dhe një nga arsyet që ai donte të largohej nga klubi verën e kaluar ishte që parisienët të merrnin një pjesë të madhe parash për të.

Dhe tani për tani, në vend që të zgjidhë të ardhmen e tij, prioriteti i tij është të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe në fund të vazhdojë të fitojë trofeun që klubi i tij dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër – që do të kurorëzonte një sezon jashtëzakonisht të suksesshëm me klubin që e do.

Real Madrid në sfond

Real Madridi thuhet se respekton profesionalizmin e Mbappes dhe beson se ai do të marrë vendimin e tij së shpejti.

Nëna e Mbappes po kërkon shtëpi në lagjen Moraleja të Madridit
Lexo po ashtu Nëna e Mbappes po kërkon shtëpi në lagjen Moraleja të Madridit

Klubi mbretëror nuk po i bëjnë asnjë presion. Përkundrazi, ata mendojnë se ai tashmë është vënë nën tendosje të mjaftueshme.

Mbappe do të kishte një pagë më të vogël në Real Madrid sesa te PSG. Por, ai nuk është i motivuar nga paratë dhe vendimi përfundimtar do të jetë i tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori