LAJMI I FUNDIT:

PSG i gatshëm të ofrojë tre futbollistë dhe para për Osimhen

PSG i gatshëm të ofrojë tre futbollistë dhe para për Osimhen

Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës, ndërsa klubi francez tashmë po punon për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për sulmuesin.

Ndër emrat që kanë dalë si kandidatë të mundshëm për të mbushur boshllëkun pas largimit të Mbappes është sulmuesi nigerian Victor Osimhen.


Megjithatë problemi qëndron tek çmimi i lartë i nigerianit, pasi presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis ka deklaruar se nuk dëshiron të dëgjoj për ofertat nën 120 milionë euro.

Chelsea, Arsenal dhe Man Utd të shqetësuar – një klub i ri bëhet favorit për transferimin e Osimhen
Lexo po ashtu Chelsea, Arsenal dhe Man Utd të shqetësuar – një klub i ri bëhet favorit për transferimin e Osimhen

Në një përpjekje për ta bërë më të lirë nënshkrimin e Osimhen, PSG janë të gatshëm të ofrojnë disa futbollistë për Napolin që çmimi i sulmuesit nigerian të ulet.

Sipas raporteve të gazetës italiane Il Mattino dhe të konfirmuara nga Nacional Cat, klubi parisien do të ishte i gatshëm të përfshinte Marco Asensio, Carlos Soler dhe Kang-in Lee në negociata.

Osimhen ka zgjedhur tashmë klubin e ri
Lexo po ashtu Osimhen ka zgjedhur tashmë klubin e ri

Këta tre lojtarë, vlera e të cilëve në treg arrin në 62 milionë euro, mund të jenë pjesë e strategjisë për të bindur Napolin të ulë kërkesat e tyre financiare.

Përkundër përpjekjes së PSG-së, duket e vështirë që De Laurentis të pranojë këtë propozim, pasi ai dëshiron të marrë 120 milionët në mënyrë që të investojë në klubin e tij.

Përveç PSG-së, në garë për Osimhen janë edhe klubet e mëdha angleze si Chelsea, Manchester United dhe Arsenal. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Kalo në kategori