LAJMI I FUNDIT:

PSG fiton ndaj Lilles me dy golat e Neymarit

PSG fiton ndaj Lilles me dy golat e Neymarit

Paris Saint-Germain ka fituar 2-0 ndaj Lilles në kuadër të javës së 21-të në Ligue 1.

Parisienët e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Neymari në minutën e 28-të nga një asistim i Marco Verrattit.

Pjesa e parë përfundoi me golin e vetëm të shënuar sulmuesi brazilian, derisa në të dytën u shënuan po ashtu vetëm një.

Ishte përsëri 27-vjeçari, ai që shënoi golin e tij të dytë personal dhe të dytin për PSG-në në minutën e 52-të me anë të penalltisë.

Kampioni i Ligue 1 kishte shansin që ta thellonte edhe më shumë epërsinë, por shpërdoruan disa raste.

Pas javës së 21-të, PSG-ja është lider me 52 pikë, dhjetë më shumë se Marseille që është në të dytin, derisa në xhiron e 22-të do të takohen me Montpellier. /Telegrafi/