LAJMI I FUNDIT:

PSG dominon mbi Milanin, merr tri pikë të rëndësishme për vendin e parë në grup

PSG dominon mbi Milanin, merr tri pikë të rëndësishme për vendin e parë në grup

PSG ka shënuar fitore bindëse ndaj Milanit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

PSG ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat  në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.


Minutat e parë të ndeshjes ishin të qeta, ku të dy skuadrat nuk lëshonin në mbrojtje dhe luanin pa gabime.

Por ndeshja u zhbllokua në minutën e 32-të, kur Kylian Mbappe me një goditje të bukur nga brenda zonës la të fjetur portierin Mike Maignan për të shënuar për 1-0.

PSG-së ka mundur ta shtojë epërsinë në minutën e 43-të, por Kolo Muani preferoi të gjuajë vetë në vend se të asistojë, ndërsa goditja shkoi me portë.

Me të filluar pjesa e dytë Ousmane Dembele arriti të shënojë për 2-0, por goli i tij u anulua nga VAR për një faull në fillim të aksionit.

Por nuk vonoi shumë dhe Randal Kolo Muani në minutën e 53-të shënoi për 2-0, pikërisht pas asistimit të Dembele.

Milani pasi pranoi golin e dytë tentoi të bëjë më shumë dhe kishte raste me Rafael Leoan dhe Olivier Giroud, por që nuk arritën të shënonin.

PSG ka mundur të shënojë golin e tretë në minutën e 81-të, por goditja e Mbappe u ndal nga Maignan dhe pastaj shkoi në shtyllë.

Por nuk vonoi shumë dhe PSG shënoi me Kang-In Lee për 3-0.

PSG me këtë fitore ka 6 pikë dhe është lider, ndërsa Milani me dytë pikë është i fundit.

Në ndeshjen tjetër Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Neëcastle me rezultat 1-0 për të hapur plotësisht grupin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori