LAJMI I FUNDIT:

Pse të zyrtarizohet statusi i Kishës Ortodokse serbe në Kosovë?

Pse të zyrtarizohet statusi i Kishës Ortodokse serbe në Kosovë?

Neni 7 i planit franko-gjerman ndër të tjera thotë se palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet. Historianët thonë se me ligjet në fuqi të cilat garantojnë mbrojtje ky nen i këtij plani është i panevojshëm

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet.

Kështu thuhet në pikën 7 të planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.


Sa i përket manastireve, sipas historianëve në Kosovë janë katër e të cilët mund të kontestohen edhe sa i përket se kujt i takojnë.

“Siç është Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Graçanicës dhe ai i Prizrenit ato nuk janë kisha serbe fare. Ato janë kisha shqiptare, mirëpo shqiptarët asnjëherë nuk kanë të djallëzuar, kur e kanë marrë fenë Islame me i konvertu edhe ato në xhami”, ka thënë Historiani, Pajazit Hajzeri.

Historiani Pajazit Hajzeri shpjegon se pas mesjetës janë edhe disa faza kur Serbia nisi ndërtimin e objekteve fetare me prapavijë nacionaliste e politike.

“Kemi një periudhë tjetër ku pas pavarësimit të Serbisë prej Turqisë rreth viteve 1880 e 1900 e pas luftërave të para e të dyta ballkanike janë bo ndërtime të kishave aty ku kanë gjet themele të vjetra ata gjoja se gjetëm themele të kishave edhe ndërto kisha sa kanë mundur…..Kemi edhe një periudhë tjetër kur është koha e Rankoviqit aty janë ndërtuar kisha edhe në prona të shqiptarëve edhe në prona ku kanë dashur ata, edhe e kemi fazën e fundit të ndërtimit të kishave kishat e periudhës së Millosheviqit”, ka shtuara Historiani, Pajazit Hajzeri.

Sa i përket trashëgimisë ortodokse Kosova ka edhe ligje të miratuara, ndër ta Ligjin për Zonat e veçanta tё mbrojtura.

Ky ligj thuhet se siguron mbrojtjen e Manastireve Ortodokse Serbe, Kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturorë të një rëndësie të veçantë për Komunitetin Serb si dhe për komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, nëpërmjet themelimit të Zonave të Veçanta të Mbrojtura.

Ky ligj merr nën mbrojtje 45 monumente.

Është edhe Ligji për fshatin Hoçë e Madhe, po ashtu për mbrojtje, administrim dhe siç thuhet zhvillimi bashkohor të fshatit Hoçë e Madhe.

Me një infrastrukturë të tillë ligjore në mbrojtje kësaj trashëgimie, drejtori i Institutit Arkelogjik thotë se nuk ka nevojë më shumë thellim në këtë temë.

“Është Patrikana e Pejës, Manastirit i Deçanit e kemi Shën-Prenën, apo Shën-Premta, apo ‘Levishka’ në Prizren, edhe Manastirin e Graçanicës, këto janë ato kryesoret që e përbëjnë atë trashëgëminë që quhet monumentale të zhvillimit të kulturës tonë nëpër shekuj”, ka deklaruar Drejtori i Institutit Arkeologjik, Enver Rexha.

Rexha thekson se shembujt e vendeve të rajonit kanë treguar se tema si kjo e trashëgimisë së kishës ortodokse sjellin probleme brenda vet shteteve.

“Problemet e Kishës po barten prej shtetit të Serbisë në Malin e Zi me statusin e Kishës edhe në pjesë të tjera të pretenduara në Maqedoni më pas ka me mbet sigurisht problem edhe në Bosnje Hercevinë, e këto janë probleme politike që paketohn me ato që thonë bagazhet e nacionalizmit”, ka theksuar Drejtori i Institutit Arkeologjik, Enver Rexha.

“Manastiret ortodokse janë të sigurta dhe trashëgimi e Kosovës”

Kreu i Institutit Arkeologjik po ashtuthekson problematike edhe terminologjia “serb” pas monumenteve, e që sipas tij duhet të theksohet se trashëgimia kulturore e cilit do nacionalitet brenda Kosovës i takon vet shtetit apo vendit ku ndodhet jo dikujt tjetër.

Kur ngritën temperaturat, sidomos gjatë vikendeve, Bjeshkët e Rugovës në Pejë kthehen në destinacion për ecje.

Në hyrje të Rugovës zakonisht qëndrojnë dy punonjës të Policisë së Kosovës.

Të uniformuar e të armatosur lehtë ata përkujdesen për mbajtjen e rendit në Manastirin e Patrikanës së Pejës.

Gjatë ditës ka shumë pak qarkullim, më shumë lëvizin banorët e zonës, kryesisht për ecje drejt Rugovës.

Feim Hexhnikaj thotë se në oborrin që tash është i rrethuar me mure të larta kanë luajtur e kanë kaluar kohë të mira kur ishin fëmijë.

“Kjo nuk ka qenë, ky mur nuk ka qenë, përfundi “jazit” ka qenë pjesë ku çdo vikend, rinia ka dalë ka luajtur me top, ka luajtur badminton, ka luajtur tenis. Po edhe unë, edhe unë kam qenë pjesë e kësaj”, ka rrëfyer Feim Haxhnikaj, Banor i zonës.

Haxhnikaj jeton këtu afër, ndërkaq këtë manastir e konsideron trashëgimi të Pejës e jo si diçka të huaj.

“Jo,jo, jo, jo, aspak. Popullata këtu këtë kishë e ka ruajtur, shqiptarët e kanë ruajtur…Unë nuk shoh kurrë, çdo ditë kaloj këtu asnjëherë unë nuk shoh ndonjë lëvizje dashakeqe ndonjë lëvizje me sulmuar dikë me bo diçka, as më të voglin element nuk ta jep popullata që këta janë të rrezikuar”, ka shtuar Feim Haxhnikaj, Banor i zonës.

“Edhe përreth manastirit të Deçanit atmosfera pak a shumë është e njëjtë. Shumë deçanas dalin këndej për ecje, ndërsa dallimi është se këtu në vend të policisë prezente janë disa patrulla të KFOR-it austriak”, ka theksuar Feim Haxhnikaj, Banor i zonës.

Shkaku që ky manastir është i vemi ku KFOR-i është prezent, sipas kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur të kësaj komune është për shkak të propagandës.

“Këto janë propaganda të këqija kur thuhet se manastirit i Deçanit nuk është i sigurt. Nëse manastiri i Deçanit nuk është i sigurt i rrethuar me forcën më të madhe botërore ushtarake siç është KFOR-i, atëherë nuk e di se çfarë force tjetër duhet ta ruajë këtë. Por e themi se manastirin e Deçanit e kanë ruajtur, po e ruajnë dhe do ta ruajnë qytetarët e Deçanit ngase është monument i kulturës dhe i turizmit i Deçanit”, ka deklaruar Adem Lushaj, Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan.

Lushaj insiston se as nuk ka pasur e as nuk ka atmosferë negative dhe kërcënuese për çfarëdo rreziku për incidente rreth këtij manastiri.

“Nuk e dimë çfarë siguri tjetër duhet të ketë manastiri i Deçanit, kur me vite e vite asnjë incident nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë”, ka deklaruar Adem Lushaj, Shoqata e Intelektualëve të Pavarur në Deçan.

Ndërkohë Policia e Kosovës përkujdeset edhe për manastirin e Graçanicës si dhe atë të Prizrenit./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori