Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani i ka thënë KosovaPress-it se për shkak të kushteve që nuk ekzistojnë në vendin tonë, ky sport ende nuk është jetësuar.

Sipas tij, Kosova nuk posedon infrastrukture elementare për sportin e notit. I pari KOK-ut, thotë se notarëve tonë u mungon pishina 50 metërshe, e sipas Hasanit, kjo pishinë 50 metërsh është standard minimal për Lojërat Olimpik. Ai kërkon nga institucionet e vendit tonë që sa më shpjet që është e mundur të ndërtohet një pishinë te tillë, në mënyrë që sportistët e notit të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitetet e tyre.


Ndërkohë, edhe krerët e Federatës së Notit të Kosovës (FNK), mendojnë se pikërisht kushtet që ekzistojnë në Kosovës e pamundësojnë jetësimin e sportit të vaterpolos.

Astrit Haliti, sekretar i kësajfederatës, i ka thënë KosovaPress-it se Federata e Notit të Kosovës, në statusin e saj e parasheh vaterpolon, por sipas tij, infrastruktura momentale në vendin tonë pengon jetësimin e këtij sporti. Ai thotë se problemi kryesor në këtë drejtim është mungesa e një pishinë të standardëve evropiane, e që sipas tij, mungesa e kësaj pishinë cungon zhvillimin e disa sporteve të notit përfshirë këtu edhe vaterpolon.

Sipas Halitit, Federata e Notit të Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e vendit tonë, ndërtimin e një pishinë, të paktën në kryeqytet, e që sipas tij, ajo pishinë do të ishte ndihmonte mjaft shumë zhvillimin e sportit të notit. Haliti thotë se është i vetëdijshëm se pishina me dimensione olimpike, ka kosto të lartë, por ai thekson se është fatkeqësi që edhe pas 15 viteve të pasluftës, vendi ynë akoma nuk ka një pishinë me standarde olimpike.

Ai mendon se në Kosovë ka njerëz që e duan vaterpolon, por edhe sportet tjera të notit. Haliti është i bindur se në vendin tonë ka talentëdhe entuziaste të sportit të vaterpolos.

Sekretari i FNK-së, beson se në ketë vit në Liqenin e Batllavës do të organizohet një ndeshje revyale e vaterpolos, në mes ekipeve që e kanë traditë notit, e sipas tij, një ndeshje e tillë do të ishte e mirëseardhur dhe një fillim i jetësimit të sportit te vaterpolos. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app