LAJMI I FUNDIT:

Pse jeta rurale po bëhet temë e nxehtë e teatrit dhe si Brexit-i ka luajtur rol në këtë?

Pse jeta rurale po bëhet temë e nxehtë e teatrit dhe si Brexit-i ka luajtur rol në këtë?

Pasi “Jerusalemi” i Jez Butterworthit mbolli farat, fshati po zë vend qendror në skenë.

Në “Jerusalem” – dramën më të mirë të dekadës së fundit – Jez Butterworth e shpie publikun thellë në tokën e gjelbër dhe të këndshme të Anglisë. Komedia e tij anarkike, ishte një ekskursion i rrallë në fshat për vizitorët e teatrit metropolitan.


Nëntë vjet më vonë, fshati është kthyer në qytet. Gjatë muajve të ardhshëm, shfaqje të reja rreth jetës rurale do të inskenohen në teatrot kryesore të vendit. “Muzgu” i Barney Norrisit që është vendosur në një fermë të dështuar familjare do të shihet në prill në Bridge Theatre, pak pasi Joe White vë shfaqjen “Mayfly” në Orange Tree. Para këtyre dy shfaqjeve, Teatri Mbretëror zhvillon një dramë të krimit rural: “Gundogun” të Simon Longmanit. Çuditërisht, këto drama janë të shkruara nga dramaturgët nën 35 vjeç.

A po bëhemi dëshmitarë të lindjes së një lloji të ri të dramës rurale? Nëse po, atëherë Brexit-i është pjesërisht arsyeja. Por, Norris thekson se shkrimtarët kanë shkruar gjithmonë për jetën rurale.

“Shkruaj për atë botë, sepse është ajo që e di”, thotë ai, duke shtuar se e veçanta është se tek tani teatrot po merren me këtë. “Ajo që ishte interesante për rezultatin e referendumit ishte niveli i befasisë së njerëzve që votuan për të mbetur në Bashkimin Evropian”.

Popullsia urbane e Britanisë kishte sensin për shqetësimet e bashkatdhetarëve, e teatrot nuk bënë shumë për ta korrigjuar këtë. Në fakt, ishin bashkëpunëtorë, duke u përqendruar vazhdimisht në çështjet urgjente urbane, siç është multikulturalizmi, pa i dhënë krah shqetësimeve rurale.

Vicky Featherstone, drejtoreshë artistike e Teatrit Mbretëror, pranon se ka të vërteta në këtë. Në kërkimin të dramaturgëve të rinj, thotë ajo, teatrot metropolitane kanë prirje t’i japin përparësi “zërave të margjinalizuar urbanë”, kryesisht në bazë të afërsisë. “E shohim ndikimin kur nuk u japim hapësirë këtyre zërave, teksa në qytete s’e ndjejmë ndikimin e mos dhënies së hapësirës së njëjtë zërave ruralë”.

Në këtë drejtim, rezultati i referendumit për dalje nga BE ishte zgjim i vrazhdë.

“Si shtet i kushtojmë më shumë vëmendje fjalëve që thuhen janë qendrave të qytetit”, shton ajo.

Rryma e tashme e dramave rurale ndoshta është edhe një përpjekje për të bërë ndryshime. Për Norrisin, duke vënë në skenë jetët më pak të dukshme në aspektin kultural, shihet një prirje për rivendosje të ekuilibrit: “Sot kjo do të jetë qendra e botës dhe ju do ta jepni gjithë vëmendjen tua”!

Këto shfaqje nuk kanë bukuri. Në fakt, te asnjëra nuk përshkruhet idila.

“Nuk dua ta bëj sentimentale jetën në fshat”, thotë Longmani. “Gjeografia mund të jetë e bukur dhe piktoreske, por nëse jetoni atje është vërtet vështirë”.

Ai flet për “indiferencën” që vjen nga izolimi, ndërkohë që Norris cek shkallën e madhe të vetëvrasjeve: “Problem është të fitosh para në fshat”!

Kjo duket në shfaqjen e Matt Hartleyt, “Këtu përkas”, që nis muajin e ardhshëm me trupën e teatrit rural Pentabus. Shfaqja tregon gjysmë shekulli të rënies sociale në qytetet e vogla të Britanisë, kur njerëzit largohen e vendet e punës zhduken.

“Të gjitha këto gjëra luajnë rol të madh në jetën rurale “, thotë Hartley. “Fshatrat janë vend i harruar për teatrin”.

Në vitet e fundit, Këshilli i Arteve ka vendosur ta ndryshojë këtë gjendje duke ofruar fonde strategjike për zonat me angazhim të ulët kulturor – shumica prej tyre rurale.

“Pentabus është ndoshta një nga trupat më të rëndësishme të teatrit në vend”, thekson Hartley, i cili shton se ky teatër ka shtyrë formën e re të shkrimit që është ndjekur madje edhe nga Teatri Mbretëror.

Natyrisht, dramat rurale nuk janë asgjë e re. William Shakespeare shkroi shumë pastorale. Shumë dramaturgë i trajtojnë fshatrat jo si mjedis, por si subjekt. “Korrja” e Richard Beanit (2005) përdor një fermë të dështuar të derrave si metaforë për bujqësinë britanike. Të tjerë janë përkushtuar për jetën në fshat, si David Storey, Robert Holman apo Caryl Churchill me shfaqjen e saj të vitit 1983, “Fen”, që bujqësinë e vështronte me pikëpamje feministe. Ndërkaq, dramaturgët irlandezë, skocez dhe uelsian cilësohen si më të prirët për rrëfime rurale.

Është e habitshme se shumë prej këtyre shfaqjeve bazohen në pikëllim, si vdekjet në familje.

“Ka diçka te fshatrat që ju çon shpejt te bazat e jetës”, thotë Norris.

Që nga viti 2013, bujqësia ka përbërë më pak se një për qind të punësimit në Britani të Madhe, me rënien e numrit të punëtorëve në ferma me gati 20 për qind.

“Çfarë ndodh kur nuk jeni më të ankoruar?”, pyet Longman. “A vazhdoni të bëni atë që jeni mësuar të bëni apo përpiqeni të dilni nga kjo?”

Në “Gundog” ai shkruan për lidhjet e “mënyrës së vjetër të jetës” dhe teknologjive të reja.

“Interneti”, thekson ai, “është një hapësirë urbane”.

Ndërsa, Norris thotë se është i vetëdijshëm se ka shkruar një dramë për “një udhëheqës të humbur” dhe, me të, për një familje që ka humbur ndjenjën e përhershme ose rrënjët. Ky është përshkrim i vogël për gjendjen e kombit.

“Kthehu mbrapa 200 vjet”, thotë Norris, “dhe çdonjëri prej nesh punonte tokën, përveç personit që e zotëronte. Në momentet e identitetit të kontestuar, kjo histori është e dobishme ta keni në anën tuaj”.

Kur është fjala për ndjeshmërinë, këto shfaqje rurale janë plotësisht bashkëkohore. Teatri britanik në vitet e fundit ka vënë drama më të ngadalta, më të buta dhe më lirike – drama që i japin audiencës hapësirë për të menduar.

“Dramat rurale ua japin këtë; ju japin meditim”, thotë Hartley. Ndërkaq, Norris shton: “Mund ta nxisni një dramë me një luftë thikash ose me një familje që përpiqet të mbajë veten të bashkuar. Por, duhet pohuar vlefshmërinë e jetës margjinale”. /Telegrafi/