LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet të ndaloni së përdoruri Facebook-un në vitin 2021?

Pse duhet të ndaloni së përdoruri Facebook-un në vitin 2021?

Nga WhatsApp te mbledhja dhe gjurmimi i të dhënave, këtu janë 3 arsye të mira për të fshirë llogarinë tuaj në Facebook në vitin 2021.

Tashmë është viti i ri, kështu që çfarë kohe më të mirë keni për të filluar të mendoni për shërbimet që përdorni dhe të dhënat që ato mbledhin dhe një nga shkelësit më të mëdhenj është Facebook, shkruan Forbes.


Këtu janë 3 arsye të mira për të fshirë llogarinë tuaj në Facebook në vitin 2021.

Facebook mbledh sasi të mëdha të dhënash mbi ju

Asnjëherë nuk ka qenë sekret — Facebook mbledh sasi të mëdha të dhënash mbi ju. Thjesht shikoni në App Store sasinë e të dhënave të përfshira në etiketat e privatësisë së Apple, të cilat tregojnë se sa ju gjurmon rrjeti social ndërsa përdorni iPhone-in tuaj, transmeton Telegrafi.

Ndër informacionet e mbledhura nga Facebook është historia juaj e shfletimit, vendndodhja dhe historia e kërkimit – gjëra që shumë njerëz do të dëshironin t’i mbanin private.

Sigurisht, ju mund të provoni të kufizoni sasinë e të dhënave që mbledh Facebook, por kjo nuk e ndryshon karakterin e kompanisë.

WhatsApp ndan të dhënat tuaja me Facebook

Lajme të këqija nëse jetoni jashtë Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar (të cilët mbrohen nga rregullorja e privatësisë EU GDPR ) – WhatsApp ndan të dhënat tuaja me Facebook dhe ju duhet të pranoni kushte të reja të privatësisë nëse doni të vazhdoni të përdorni shërbimin.

Facebook njoftoi blerjen e WhatsApp në vitin 2014 dhe në atë kohë premtoi se platformat do të mbaheshin të ndara. Tashmë është e qartë që nuk është kështu, dhe kjo ka zemëruar shumë përdorues të WhatsApp, shumë prej të cilëve po kërcënojnë të lënë këtë aplikacion.

Në përgjigje të kësaj, Facebook tha: “Siç kemi njoftuar në tetor, WhatsApp dëshiron ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të bëjnë një blerje dhe të marrin ndihmë nga një biznes direkt në WhatsApp. Ndërsa shumica e njerëzve përdorin WhatsApp për të biseduar me miqtë dhe familjen, gjithnjë e më shumë njerëzit po drejtohen edhe për bizneset.

“Për të rritur më tej transparencën, ne azhurnuam politikën e privatësisë për të përshkruar që bizneset në vazhdim mund të zgjedhin të marrin shërbime të sigurta pritjeje nga kompania jonë mëmë Facebook për të ndihmuar në menaxhimin e komunikimeve të tyre me klientët e tyre në WhatsApp. Megjithëse sigurisht, i mbetet përdoruesit nëse dëshiron apo jo të dërgojë mesazhe me një biznes në WhatsApp”.

Facebook tha që azhurnimi “nuk ndryshon praktikat e ndarjes së të dhënave të WhatsApp me Facebook dhe nuk ndikon në mënyrën se si njerëzit komunikojnë privatisht me miqtë ose familjen”.

Facebook ju gjurmon ndërsa shfletoni aplikacione dhe faqe të tjera në internet

Facebook ju gjurmon ndërsa vizitoni aplikacione dhe faqe të tjera në internet. Kjo është diçka që ka ndezur një betejë midis Facebook dhe Apple.

Apple argumenton se transparenca është thelbësore.

Sido që të jetë, shumë njerëz e shohin këtë gjurmim mjaft ndërhyrës.

A duhet ta lësh Facebook-un krejtësisht?

Ju keni përdorur Facebook prej vitesh, ju jeni në rrjetin social për të mbajtur kontakte me familjen dhe miqtë tuaj. Siç thotë Jake Moore, specialist i sigurisë kibernetike në ESET: “Facebook ofron shumë arsye për të përdorur platformën e tij duke ofruar sasi të mëdha informacioni për çdo gjë në të cilën merreni. Sidoqoftë, kjo tani vjen me një çmim të madh – kjo kosto është privatësia juaj”.

Nëse nuk jeni gati ta fshini Facebook-un në tërësi, unë kam një sugjerim – pse të mos e fshini aplikacionin dhe të përdorni Facebook-un vetëm në shfletues dhe me kontrollet e privatësisë? Kjo do të ndihmojë që të paktën të shkëputeni nga rrjeti social, nëse nuk jeni mjaft të gatshëm ta heqni qafe plotësisht atë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Kalo në kategori