Pse duhet të flesh çdo natë me një hudhër poshtë jastëkut; nuk është paragjykim
Hudhra është një perime shumë e zakonshme në shumë kuzhina dhe përdoret në të gjithë botën. Por, a e dini se disa njerëz e futin hudhrën nën jastëk?
Shumë njerëz që e kanë të vështirë të flenë dhe të bëjnë gjumë të qetë besojnë se vënia e një hudhre nën jastëk, çdo natë, do të përmirësojë dukshëm gjumin.
Sipas faqes në “Steps to Health”, përbërësit e squfurit në hudhër, së bashku me aromën e saj, kanë një efekt qetësues që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Era mund të jetë diçka bezdisëse në fillim, por pas disa ditësh, ajo nuk do të jetë problem dhe do ta kuptoni se hudhra është ilaçi më i mirë kundër pagjumësisë.
Madje ka efekt pozitiv edhe në performancën fizike, pasi hudhra ndihmon të në rritjen e niveleve të energjisë që do ju duhen për ditën tjetër.
Bashkë me vendosjen e hudhrës nën jastëk, gjithashtu mund të hash të paktën një hudhër në ditë me stomak bosh, me ose pa limon.
Hudhra në dietë mund të jetë shumë e dobishme për shëndetin. A e dini se hudhra mund të luftojë sëmundjen, përfshirë edhe ftohjen e zakonshme? Dihet që hudhra është e njohur për të forcuar sistemin imunitar.
Sëmundjet kardiovaskulare që shkaktojnë sulme në zemër janë vrasësit më të mëdhenj në botë. Presioni i lartë i gjakut, hipertensioni, është një nga nxitësit më të rëndësishëm të këtyre sëmundjeve.
Sipas studimeve, konsumimi i hudhrës ka një ndikim të rëndësishëm në uljen e presionit të gjakut tek njerëzit me presion të lartë. Hudhra, gjithashtu, përmirëson nivelin e kolesterolit, i cili mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Të hash hudhër mund të ndihmojë në detoksifikimin e metaleve të rënda në trup. Në doza të larta, komponimet e squfurit në hudhër janë treguar se mbrojnë trupin kundër dëmtimit të organeve nga toksiciteti i metaleve të rënda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi