LAJMI I FUNDIT:

Pse dietat me ‘shumë proteina’ po të shkurtojnë jetën!

Pse dietat me ‘shumë proteina’ po të shkurtojnë jetën!

Dietat e tejngopura me proteinë janë shumë të përhapura kohët e fundit, veçanërisht te ai grup njerëzish që synon rënie (drastike) në peshë

Sipas vëzhgimeve shkencore, dietat e këtilla, shoqëruar me kufizim karbohidratesh lidhen drejtpërsëdrejti me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, humbjen e masës së brendshme kockore apo kancerin e sistemit të tretjes.

Një studim nga Instituti i Kërkimeve Shëndetësore dhe Mjekësore të Australisë Jugore i barazon dhe fut të gjitha dietat (high-protein, me shumë proteinë) në një thes.

E gjitha kjo për një arsye të vetme, emëruesin e tyre të përbashkët- proteinën, e cila rezulton se mund të jetë vetë problemi.

Studimi u konceptua si një hetim që do të nxirrte në dritë të vërtetën që fshihet pas personave që ndjekin të tilla dieta dhe vdekjes së hershme.

U vu re se sa më shumë proteina të konsumojë njeriu, aq më shpejt ndodh sinteza e proteinave në qeliza dhe sa më shpejt të realizohet e gjitha kjo, aq më shumë gabime/probleme prodhohen, gabime që ndikojnë në jetëgjatësi.

Shkenca e ka ditur edhe më parë që sa më shumë proteina të hash as më shumë të shkurtohet jeta, por tani e dimë edhe arsyen përse.

“Ekipi ynë demonstroi se rritja e nivelit të lëndëve ushqyese përshpejton sintezën e proteinave brenda qelizave. Sa më shpejt ndodh procesi aq më proteina të gabuara krijohen brenda qelizave duke rrezikuar shëndetin.” deklaroi profesori Christopher Proud, udhëheqës i studimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori