LAJMI I FUNDIT:

Pse dështoi kalimi i Antonio Contes te Tottenhami?

Pse dështoi kalimi i Antonio Contes te Tottenhami?

Tottenhami i ka dhënë fund bisedimeve me Antonio Conte, që ishte kandidat kryesor për stolin e trajnerit.

Conte që e ktheu Interin te titulli i tyre i parë në Serie A pas 11 vjesh, ishte i preferuari për të zëvendësuar Jose Mourinhon.


Tottenham po ashtu ishin në kontakt edhe me ish-trajnerin e tyre Mauricio Pochettino që aktualisht drejton Paris Saint-Germainin.

Ide të ndryshme

Në letër, Conte ishte një lëvizje e mirë për Tottenhamin, pasi kishte transformuar plotësisht Interin, duke i udhëhequr ata fillimisht drejt finales së Ligës së Evropës, pastaj te titulli në Serie A, vetëm në dy sezone.

Sidoqoftë, kur erdhi puna te bisedimet, presidenti i Tottenham, Daniel Levy dhe trajneri Conte nuk kishin ide te njëjta.

Sipas mediave nga Italia, Conte ishte i dyshimtë në lidhje me kalimin në këtë klub, pasi mësoi buxhetin e transferimeve, duke e krahasuar me klubet e tjera në Ligën Premier.

Ish-trajneri i Chelsea gjithashtu preferoi të sjellë lojtarë me përvojë, ndërsa Levy preferon që trajneri i ri të punojnë me lojtarë të rinj premtues dhe t’i sjellin ata në ekipin e parë.

Tashmë është e kuptueshme që Antonio Conte nuk besonte se Tottenham ishin një skuadër gati të fitonin trofe.

E ardhmja e Harry Kane ishte gjithashtu një faktor, me yllin anglez që lë të kuptohet se mund të largohet nga klubi për të fituar trofe.

Kush mund të jetë trajner i ri i Tottenha,?

Klubi londinez nuk ka qenë i suksesshme deri më tani në kërkimin e tyre për një trajner të ri, por ka ende disa opsione në të gjithë Evropën.

Nuno Espirito Santo i larguar nga Wolves në fund të sezonit pas katër vitesh shumë të suksesshëm në këtë klub, duke zënë dy herë vendin e shtatë, e njeh mirë futbollin anglez dhe mund të jetë një trajner i duhur.

Wolves: Nuno Espirito Santo to leave after four years as manager - BBC Sport

Në listë duket të jetë edhe Zinedine Zidane që sapo është ndarë nga Real Madridi.

Po Conte?

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja tjetër e Contes. Sidoqoftë, italiani do të kërkojë ambicie nga klubi i tij i ardhshëm dhe para për të fituar shpejt trofe.

Ai tashmë e ka konfirmuar me refuzimin e Tottenhamit, se nuk shkon në një klub, ku trofetë duken largë, në qoftë se i duhet të rrijë edhe pa punë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Të gjithë po flasin për thumbimin që Jadon Sancho ia ka bërë Ten Hagut në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Bellingham po luan përballë Bayernit me ilaçe kundër dhimbjeve

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori