LAJMI I FUNDIT:

Pse Boves i duhej leje speciale për t’u ulur në stolin e Fiorentinës

Pse Boves i duhej leje speciale për t’u ulur në stolin e Fiorentinës

Edoardo Bove nuk i mbajti dot lotët teksa u ul në stolin e Fiorentinës për herë të parë që prej urgjencës mjekësore, por edhe për këtë i duhej një leje speciale. 

Mesfushori u rrëzua në fushën e Stadio Franchi gjatë ndeshjes së Serie A me Interin më 1 dhjetor dhe u dërgua me ambulancë në spitalin lokal. 

Kjo ishte hera e tij e parë që rikthehej në arenë që nga ai moment, dhe ai pritej të shikonte nga tribuna ndërsa bashkëlojtarët e tij përballeshin me Udinese. 


Megjithatë, Bove u ul në stolin e Fiorentinës pranë trajnerit Raffaele Palladino. 

Kjo është diçka që ai nuk duhet të kishte qenë në gjendje ta bënte duke pasur parasysh se ishte i pajisur me një defibrilator të implantuar , që do të thotë se sipas rregullave italiane ai nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet sportiv. 

Sipas Corriere dello Sport, mesfushori duhej të merrte leje të veçantë nga Lega Serie A për t’u ulur në stol dhe për të qenë me shokët e tij në dhomat e zhveshjes. 

Nëse Bove dëshiron të vazhdojë karrierën e tij si lojtar, ai ose duhet të heqë defibrilatorin ose të shkojë jashtë vendit, ku rregullat janë më pak të rrepta. 

Kjo është edhe arsyeja pse Christian Eriksen duhej të largohej nga Interi pas urgjencës së tij mjekësore në verën e vitit 2021. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Nuk do të ndjekë hapat e babait që është legjendë e Italisë: Djali i Bufonit thirret në kombëtare, por jo në atë italiane

Nuk do të ndjekë hapat e babait që është legjendë e Italisë: Djali i Bufonit thirret në kombëtare, por jo në atë italiane

Përfaqësueset
Robinho u dënua me 9 vite burg pasi përdhunoi një vajzë shqiptare – ai tani ka një plan

Robinho u dënua me 9 vite burg pasi përdhunoi një vajzë shqiptare – ai tani ka një plan "djallëzor" për të dalë në liri

Serie A
Giroud u bë viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

Giroud u bë viktimë e një prej grabitjeve më të rënda në botën e sportit në SHBA

Ligat tjera
Gazeta angleze e poshtëroi brutalisht brazilianin e njohur:

Gazeta angleze e poshtëroi brutalisht brazilianin e njohur: "Lajm i keq për Man United, ai dëshiron të qëndrojë"

Premier League
A ju kujtohet Cristian Chivu - ai u bë trajner dhe do të përpiqet të shpëtojë klubin e famshëm nga rrëzimi nga Serie A

A ju kujtohet Cristian Chivu - ai u bë trajner dhe do të përpiqet të shpëtojë klubin e famshëm nga rrëzimi nga Serie A

Serie A
Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori

Ronaldinho: Është e vështirë për mua të them se Messi është më i miri në histori

La Liga
Kalo në kategori