LAJMI I FUNDIT:

PSD-ja nuk përfshihet në një Qeveri që buron nga kjo përbërje e Kuvendit

PSD-ja nuk përfshihet në një Qeveri që buron nga kjo përbërje e Kuvendit

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka bërë me dije se ky subjekt politik nuk ka pasur diskutime dhe as nuk do të ketë diskutime për t’u përfshirë në çfarëdo qeverie të mundshme që buron nga kjo përbërje e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka thënë se PSD-ja si parti opozitare është e vetmja parti që i ka dhënë nënshkrimet për rrëzimin e kësaj Qeverie.


Kuçi ka thënë se mundësia serioze për rrëzimin e Qeverisë është vetëm opozita e bashkuar me strategji të përbashkët.

“Kjo nuk bëhet pa Partinë Socialdemokrate”, ka thënë Kuçi.

Ajo ka treguar arsyet se pse ky subjekt politik nuk po i braktis seancat parlamentare sikurse pjesa tjetër e opozitës.

Kuçi ka deklaruar se PSD-ja ka subjektivitetin e vet dhe nuk u nënshtrohet dëshirave të asnjë subjekti tjetër politik.

Ajo ka thënë se këtë Qeveri mund ta rrëzojë opozita vetëm si e bashkuar.

“Kuvendi nuk është i Qeverisë, por i deputetëve të zgjedhur. Partia Socialdemokrate e ka subjektivitetin e vet dhe nuk u nënshtrohet dëshirave të asnjë subjekti tjetër politik. Jemi të vetmit që kemi dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë. Kjo Qeveri mund të rrëzohet nga opozita vetëm si e bashkuar”, ka thënë Kuçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Lajme
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Presidenti kinez në Serbi premton thellim të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori