LAJMI I FUNDIT:

Provoi t’i fotografonte në pjesët intimet, zbulohet nga ndezja e dritës së kamerës (Video)

Provoi t’i fotografonte në pjesët intimet, zbulohet nga ndezja e dritës së kamerës (Video)

David Ventura ndodhej në shkallët e një qendre tregtare në Quezon të Filipineve, kur një burrë shkoi pranë tij dhe kishte sjellje të çuditshme.

Andaj, 22-vjeçari nisi ta filmonte atë, teksa pretendonte se po fliste në telefon, megjithëse në ekran vërehej se e ka ndezur kamerën, transmeton Telegrafi.


“Kishte vënë telefoni në atë pozitë, që t’ju fotografonte grave pjesën nën fund. Ishte aq pervers dhe i ngathtë, sa më rrëqethi” ka shkruar Ventura.

Nuk dihet nëse ka arritur të merr ndonjë material, apo kush është personi që është nën ndjekje policore.

Fotografime dhe filmime të tilla, janë bërë dukuri e shpeshtë kohëve të fundit, të cilat më pas po shfrytëzohen në ‘rrjetin e zi’ të internetit. /Telegrafi/