LAJMI I FUNDIT:

Protestojnë punëtorët e PTK-së

Protestojnë punëtorët e PTK-së

Fedarata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës organizon sot para objektit qendror në Dardani një protestë kundër vazhdimi të kontratës me Z-Mobile.

Gjatë protestës ata do të shpalosin kërkesat e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse dhe afatet për përmbushjen e tyre, si dhe hapat e mëtutjeshëm të kësaj sindikate nëse dikush pretendon ta vazhdojë kontratën me Z-Mobile.

Sindikalistet kanë paralajmëruar se 30 korriku do të jetë dita kur ndërmarrja ku ata punojnë do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile.

Kryetari i FSP të PTK-së, Lamih Balaj, deklaroi se punëtorët janë të bashkuar dhe të vendosur të largojnë krimin e korrupsionin nga Telekomi pavarësisht çmimit që duhet të paguajnë.

“FSP-PTK bashkë me punëtorët janë të bashkuar si asnjëherë më parë që njëherë e përgjithmonë ta largojmë krimin dhe korrupsionin nga Telekomi i Kosovës. Data 30 korrik 2019 është dita kur Telekomi do të lirohet nga kontrata me Z-Mobile”, deklaroi Balaj.