LAJMI I FUNDIT:

Protestë në Madrid, kundër pavarësisë së katalunasve

Protestë në Madrid, kundër pavarësisë së katalunasve

Me thirrjen e partisë djathtiste ekstremiste Falange dhe disa organizata joqeveritare me të njëjtën pikëpamje, në Spanjë u organizua një protestë në mbrojtje të unitetin e vendit – duke u kritikuar iniciativat pro pavarësisë së Katalonjës

Në protestën e organizuar në qendrën e kryeqytetit të Spanjës, në Madrid, morën pjesë rreth 1500 persona. Pjesëmarrësit të cilët mbanin në duart e tyre flamujt e Spanjës, brohoritën sloganet “Katalonja është Spanja” dhe “Rroftë Spanja”.


Në një deklaratë u njoftua se protesta është organizuar si reagim ndaj dënimeve të dhëna nga ana e Gjykatës së Lartë për 14 persona – me tre deri në katër vite burg – për një veprim të bërë në librarinë katalonase në Madrid, “Libreria Blanquerna”. Disa demonstrues të grupeve ekstremiste djathtiste të cilët mbanin parulla me mbishkrime “Nuk është krim të mbrosh unitetin e Spanjës”, kërkuan që të lirohen 14 personat të cilët gjenden në burg dhe të hiqen akuzat ndaj tyre.

Një zyrtar i Partisë Falange, në fjalimin e tij të mbajtur gjatë protestës, tha se “kjo protestë është bërë për Spanjën”.

“Nuk mund të na frikësojnë. Do të vazhdojmë të luftojmë për atdheun tonë. Mbrojtja e unitetit të atdheut nuk është një krim ideologjik, por është domosdoshmëri”, tha ai.

Më 11 shtator 2013, gjatë kremtimeve të festës kombëtare të Katalonjës, Diada, një grup ekstremistësh kishin bastisur librarinë katalonase në Madrid, ku kishin brohoritur me sloganet “Katalonja është Spanja”, ndërsa gjatë përleshjeve ishin lënduar pesë persona. Pas hetimeve në lidhje me këtë ngjarje, 14 të akuzuarit ishin dënuar nga gjykata me nga 6-8 muaj burg. Gjykata e Lartë, duke e prishur këtë vendim, për shkak “diskriminimit ideologjik” kishte vendosur që të akuzuarit të dënohen me nga tre vite e 11 muaj dhe katër vite e dy muaj burg.