Përkundër protestave të dhunshme që ka pasur sot para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim.

Rama ka vazhduar me postimet e tij të zakonshme në rrjetet sociale, derisa ka postuar një thënie në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.


"Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë, John Wayne", është thënia e radhës që Rama ka shpërndarë.

Ndryshe, sot Sali Berisha ka udhëhequr protestën para PD-së, e ku kishte mbledhur qindra qytetarë.

Protesta ka qenë e dhunshme, derisa protestuesit kanë thyer dyert e ndërtesës së PD-së, deri në momentin që ka ndërhyrë edhe Policia e Shtetit duke shpërndarë turmën.

Ndërtesa e PD-së tashmë është duke u kontrolluar nga Policia, ndërsa Sali Berisha ka mbyllur protestën për ditën e sotme. /Telegrafi/