LAJMI I FUNDIT:

Protesta para ambasadës ruse në Beograd: Navalny ishte heroi ynë i fundit, ishte në kampin më të tmerrshëm

Protesta para ambasadës ruse në Beograd: Navalny ishte heroi ynë i fundit, ishte në kampin më të tmerrshëm

Një tubim filloi në orën 16:00 para ambasadës ruse në Beograd të Serbisë pas vdekjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny; lajmi i sotëm që tronditi botën.

Protesta ishte organizuar nga Shoqëria Demokratike Ruse e kryesuar nga Peter Nikitin, raportojnë mediet në rajon, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet, situata ishte e qetë atje, njerëzit ishin dukshëm të tronditur, por duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke vajtuar së bashku në lot.

Në mesin e këtyre demonstruesve ishte edhe Irina Cukurova nga Rusia e cila prej 10 vjetësh jeton në Serbi dhe thotë se jeta e tyre në Rusi ishte si skllavëri dhe se qeveria i trajtonte si pronë. Ajo erdhi me burrin e saj në tubim për t’i bërë nderimet e fundit për Alexei Navalny-n.

“Navalny ishte heroi i fundit i Rusisë që u vra në burg. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nuk do ta dimë kurrë. Ne e dimë vetëm se gjëja më e tmerrshme ka ndodhur. Ai ishte në kampin më të tmerrshëm, (burgun) në Rusi. Një burg i tillë nuk ekziston askund në botë siç ka qenë Navalny muajin e fundit”.

Cukurina tha se bashkë me familjen vendosën në vitin 2014 që të mos ktheheshin më në Rusi.

“Ne u larguam sepse mendojmë se me Putinin nuk do të bëhet kurrë më mirë. Ne jemi më të lirë këtu dhe nëse nuk do të kishte ndikim rus, Serbia do të ishte një vend më i lirë”, deklaroi ajo.

Bashkëshorti i saj Igor thotë se Navalny ishte shpresa e fundit për rusët që donin që vendi të ishte një “vend normal”.

“Përderisa ai ishte gjallë, ne kishim shpresë se ai dhe Rusia do të mbroheshin ende nga engjëjt. Sot na vdiq shpresa e fundit. Kemi ndjesinë se fuqitë më të larta kanë braktisur edhe Navalnyn edhe Rusinë. “Navalny ishte për ne Nelson Mandela. Vetë fakti që ai ishte gjallë dhe se askush nuk mund ta jepte ryshfet, na dha shpresë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori