LAJMI I FUNDIT:

Protesta e 11 shkurtit, Berisha paralajmëron policinë të mbajë qëndrim korrekt

Protesta e 11 shkurtit, Berisha paralajmëron policinë të mbajë qëndrim korrekt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në lidhje me protestën që pritet të mbahet ditën e nesërme, data 11 shkurt, nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha paralajmëroi policinë që të mbajë qëndrim korrekt me protestuesit, pasi sipas tij për çdo person të lënduar do të mbahet përgjegjësi edhe pas 30-vjetësh.


Berisha apeloi gjithashtu që punonjësit e shërbimit informativ të mos infiltrohen mes turmës, por të rrinë larg.

“Parlajmëroj policinë të mbajë qendrimin më korrekt, çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik dhe persekutori i tij do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Paralajmëroj policinë dhe punonjësit e SHIK-ut të kenë shumë kujdes dhe të mos futen fare në turmë”, tha Berisha.

“Edi Rama po e shkatërron atë institucionin. Ky këshilltari i Edi Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin. Një nga aktete e para të këtij, ka shpërbërë njësinë anti-drogë dhe ka transferuar shefin e anti-terrorit në konflikt të hapur interesi”, tha Berisha.

Më tej Berisha iu përgjigj pyetjes si do të jetë protesta e thirrur para zyrës së Ramës, për të kërkuar largimin e tij.

“Protestat tona janë paqësore, por gjithnjë kanë potencialin e përdorimin të mjeteve të mosbindjes civile”, tha ai. /Telegrafi/