eksperti-banner

Në Chuvash të Rusisë, një femër i ka propozuar martesë partnerit, duke i lënë shënime të ndryshme në veturë.

Një zemër e madhe ngjyrë rozë në pjesën e përparme, si dhe shënimi ‘martohu me mua’, bien më së shumti në sy, në këtë veturë të bardhë.


Kalimtarët kanë ndaluar dhe kanë lexuar edhe shënime tjera, si ‘dua të kem fëmijë me ty’, si dhe ‘dua të nisë një kurs manikyri’, transmeton Telegrafi.

Nuk bëhet i ditur identiteti i gruas që i ka propozuar në këtë mënyrë të dashurit të saj, por dihet mirë se nuk është parë si gjest i pahijshëm dhe i turpshëm.

“Jo vetëm se nuk paska ditur të propozojë, por edhe shkrimin e paska për mos më keq” është një nga komentet e shumta, lidhur me fotografitë që po bëjnë xhiro në rrjetet sociale. /Telegrafi/

1

2

3

4

5