LAJMI I FUNDIT:

Pronarja vendosi kamerën për ta vërtetuar se ishte qeni i saj ai që po ia pinte kafenë, derisa jo largohej nga dhoma

Pronarja vendosi kamerën për ta vërtetuar se ishte qeni i saj ai që po ia pinte kafenë, derisa jo largohej nga dhoma

Ky është momenti kur një qen kapet në kamera duke “vjedhur gllënjka” nga kafeja e pronares së tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet vijnë nga Jemeni përkatësisht nga Chloe, e cila ishte bërë e dyshimtë se qenushi i saj i vogël po pinte pijen e saj të nxehtë kur ajo ishte jashtë dhomës.


Kështu, ajo vendosi kamerën e telefonit përpara një filxhani kafeje më 26 tetor dhe më pas u largua.

Dhe intuita e saj doli të ishte e saktë pasi pak pasi u largua, qenushi u pa duke pirë nga ena pasi hodhi një vështrim përreth “për t’u siguruar se terreni ishte i pastër”. /Telegrafi/