LAJMI I FUNDIT:

Pronari i Lamborghini Huracane dënohet për shkak të zhurmës së lartë të veturës (Video)

Pronari i Lamborghini Huracane dënohet për shkak të zhurmës së lartë të veturës (Video)

Mark Truesno është ndaluar nga një polic në Brisbane të Australisë, sepse vetura tij lëshonte zhurmë të lartë.

Për këtë arsye është dënuar të paguajë 376 dollarë australian, por ai nuk e ka pranuar dënimin, transmeton Telegrafi.

Megjithëse akuzohej se super-vetura ka lëshuar tinguj të lartë dhe të panevojshëm derisa ai po dilte nga një hotel gjatë vitit të kaluar, Truesno i ka mohuar të gjitha.

Gjykata ka vendosur në favor të tij dhe ai nuk detyrohet të paguaj gjobën, për zhurmën që ka lëshuar Huracane. /Telegrafi/