LAJMI I FUNDIT:

Pronari i Golden State i bindur se Durant dhe Curry do rinovojnë

Pronari i Golden State i bindur se Durant dhe Curry do rinovojnë

Kur Kevin Durant u largua nga Oklahoma City Thunder për Golden State Warriors, ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare, ani pse ai e ka parë këtë si një lidhje afatgjate.

E kjo ide aspak nuk është e keqe për Golden Staten. Përderisa ka pasur pak telashe për dallim nga viti i kaluar, Warriors aktualisht janë në krye të të gjitha ekipeve në NBA me 36 fitore dhe vetëm gjashtë humbje, me Durant që ka 26.2 pikë për ndeshje mestarisht për ndeshje, me minutazhë prej 34 minutash për ndeshje.


Në një raport nga Sam Amick në USA Today, Durant, ashtu sikurse pronari i Golden State Warriors, Joe Lacob, thonë se ky është vetëm fillimi i një gjëje të madhe.

Golden State bëri mirë që ia zhvendosi vëmendjen Durantit para një prej ndeshjeve më emocionale për të.

Vetëm një ditë para se Westbrook të vinte për t’u përballur me të, Durant ishte i vetmi lojtar që mori pjesë në vënien e gurthemelit të Chase Center në San Francisco, një palestre të re të veçantë për Golden Staten që shërben si një dritare e re më e madhe në botën e Warriors.

Ai emocionoi vendasit që ishin të pranishëm kur e panë atë duke buzëqeshur në një fotografi të palestrës së re, kur tha se “do të jetë kënaqësi të luaj këtu”, me ç’rast duke ua shuar frikën të gjithë atyre që kanë pasur pikëpyetje për të ardhmen e tij në klub kur ai do të bëhet agjent i lirë pas përfundimit të kontratës në fund të këtij sezoni.

Përderisa Durant dhe dy herë MVP për dy vite radhazi, Stephen Curry, pritet që të maksimalizojnë përfitimet e tyre në kontratat e reja me Golden Staten këtë verë, është një realitet i ri që po krijohet te klubi nga Bay Area.

“Nuk kam frikë apo diçka të tillë (për rinovimin e Durant dhe Curryt”, u shpreh pronari Joe Lacos për USA Today.

“Unë jam totalisht optimist dhe mendoj se këta djem do të rinovojnë. Ata të dy janë agjentë të lirë pas sezonit. Ata kanë të drejtë të bëjnë çka të duan. Ata e kanë merituar, dhe unë e respektoj këtë. Nëse ata nuk nënshkruajnë për ne për ndonjë arsye, atëherë turp për mua dhe për të gjithë ne. Unë do të marr përgjegjësi për këtë. Por, unë nuk e shoh se do të ndodhë kjo”, theksoi ai.

Vendi ku qëndroi Durant, e ku do të ndërtohet palestra në vlerë 1 miliard dollarë e cila do të hapet për sezonin 2019-2020, do të presë atëherë më të mirët e ekipit të tyre, bazën e sukseseve historike.

Është Durant, me Curryn, Klay Thompson dhe Draymond Green dhe kush do tjeter që do të bashkangjitet me ta gjatë kësaj kohe, që do t’ia dalin të shijojnë këtë të ardhme jashtëzakonisht luksoze dhe të pasur së bashku.

“Më pëlqen këtu. Më pëlqen gjithçka që po ndodh. Unë e di çka thotë kontrata iome, por unë nuk kam planifikuar të vij këtu për një vit. Unë jam këtu për momentin dhe unë po ashtu po fokusohem ditë për ditë në atë që po ndodh”.

“Unë e di se kjo është një klishe dhe se e dëgjoni çdo ditë, por unë seriozisht nuk po mendoj për këtë (largimin) sepse aktualisht jam dhe po mendoj për një kohë të gjatë. Për shumë vite këtu”, deklaroi Durant.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori