LAJMI I FUNDIT:

Promovuesi Bob Arum thotë se përballja mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt nuk do të ndodhë asnjëherë dhe parashikon se AJ do t’i humbë tituj ndaj Pulevit

Promovuesi Bob Arum thotë se përballja mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt nuk do të ndodhë asnjëherë dhe parashikon se AJ do t’i humbë tituj ndaj Pulevit

Promovuesi Bom Arum ka thënë se Tyson Fury nuk do të përballet asnjëherë me Anthony Joshuan, shkaku që Kubrat Pulev do t’i marrë të gjithë titujt këtij të fundit.

Kampioni në WBA, IBF dhe WBO, AJ do t’i mbrojë titujt e tij më 20 qershor në Tottenham Hotspur Stadium kundër bullgarit.


Britaniku do të shpresojë që të mposhtë Pulevin dhe më pas të luftojë për titullin e kampionit të unifikuar në peshat e rënda me fituesin e trilogjisë në mes të Furyt e Deontay Wilderit.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, Arum nuk beson se një gjë e tillë do të ndodhë shkaku që Joshua do t’i humbet të gjithë titujt ndaj bullgarit.

“Fury – Joshua nuk do të ndodhë kurrë. Pulev do të mposhtë Joshuan andaj pse duhet të flas me Eddie (Hearn), me atë që dëshiron që sa më parë të ndodhë përballja Joshua – Fury”, ka thënë ai.

“Mendoj se Puelv do të fitojë në atë takim dhe më pas do t’i fillojë negociatat për të organizuar meçin Pulev – Fury”.

Tyson Fury konfirmon se do të pensionohet nga boksi pas trilogjisë me Deontay Wilderin dhe meçit me Anthony Joshuan
Lexo po ashtu Tyson Fury konfirmon se do të pensionohet nga boksi pas trilogjisë me Deontay Wilderin dhe meçit me Anthony Joshuan

“Unë jam promovuesi gjeneral i Tyson (Furyt) dhe promovuesi tjetër është Frank Warren. Nuk do të bisedoja më me Hearn, por me Frank”, ka shtuar më tej ai.

AJ do të ketë përballjen në qershor për t’i mbrojtur titujt e tij, derisa trilogjia mes Wilder dhe Furyt do të zhvillohet në muajin korrik, derisa takimi i dekadës së re për titullin e unifikuar në peshat e rënda do të mbahej në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Premier League
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo
Kalo në kategori