LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Speciale: Jemi duke hetuar masakrën e Dubravës

Prokuroria Speciale: Jemi duke hetuar masakrën e Dubravës

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka njoftuar se hetimet lidhur me masakrën e kryer në Burgun e Dubravës janë duke vazhduar.

Ky reagim i prokurorisë vjen pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili i ka mbijetuar kësaj masakre ka thënë se Prokuroria duhet të “zgjohet nga gjumi” dhe të dëgjojë rrëfimet e të mbijetuarve.


“Për hir të korrektësisë, ju njoftojmë se fillimisht, ky rast ka qenë i pezulluar për shkak të mungesës së të pandehurve dhe ruajtjes së afatit ligjor prej 2 vitesh të hetimeve. Mirëpo, me miratimin e plotësim-ndryshimeve të Kodit të Procedurës Penale, në qershor të vitit 2021, me ç‘rast është hequr afati i hetimeve dhe është lejuar gjykimi në mungesë, dosja penale është riaktivizuar për procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë fazë të procedurës, prokuroria bën të ditur se hetimet kanë arritur të identifikojnë rreth gjashtëdhjetë të dëmtuar, të cilët janë intervistuar, duke përfshirë edhe Enver Dugollin dhe Bedri Kukalaj.

“Sipas shkresave të lëndës, Enver Dugolli, u  intervistua më datë 06.11.2013, kurse, Bedri Kukalaj, u  intervistua më datë 04.08. 2011, nga Prokurori i EULEX-it në PSRK. Deri më tani hetimet kanë arritur të identifikojnë dyzetekatër (44) të pandehur të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kryerjen e veprës  penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”  e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish RSFJ-së  si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’)”, thuhet tutje.

Në lidhje me këtë rast po ashtu bëhet e ditur se janë identifikuar 60 të dëmtuar dhe 100 dëshmitarë të cilët janë intervistuar nga organet e rendit.

“PSRK njofton se janë duke ndërmarr veprime procedurale hetimore me qëllim të zbardhjes në tërësi të rastit, mirëpo për shkak të konfidencialitet të procedurës, nuk mund të ndaj më shumë informacione me publikun”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori