LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike: Pronari i këmbimores i ka vrarë sulmuesit në vetëmbrojtje, nuk do të përgjigjet

Prokuroria Publike: Pronari i këmbimores i ka vrarë sulmuesit në vetëmbrojtje, nuk do të përgjigjet

Prokuroria Publike Shkup kumtoi se është hequr aktakuza kundër pronarit të këmbimores në Kisella Vodë i cili para një viti vrau dy persona që tentuan ta grabisin.

Në kumtesën ceket se padia penale është refuzuar për shkak se ekzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë hetimi, përkatësisht të drejtën për mbrojtje të nevojshme sipas nenit 9 të Kodit Penal, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kundër personit, nga ana e MPB-së – SPB Shkup, u ngrit padi për veprën penale Vrasje nga neni 123 të Kodit Penale për ngjarjet që ndodhi më 27.11.2017 në këmbimoren në Kisella Vodë. I akuzuari, pronar i këmbimores, me pistoletë që e ka poseduar me leje, ka vrarë dy persona të cilët në mënyrë të dhunshme kanë hyrë, kanë kërcënuar me pistoleta, dhe i kanë shkaktuar goditje në kokë dhe kurriz dhe janë përpjekur të kryejnë vepër penale grabitje në këmbimore”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike Themelore.

Nga Prokuroria shpjegojnë se në mesin e provave të tjera, ndaj të dyshuarit është konstatuar se ai ka qenë i shëndoshë psikologjike dhe i llogaritshëm, por se në momentin kritik te ai është paraqitur frikë për shëndetin dhe jetën e tij, që ka kulmuar kur dy personat kanë hyrë në këmbimore dhe kanë kryer sulm fizik ndaj tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori