LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Publike e Maqedonisë heton veprimin e Lejla Kadriut

Prokuroria Publike e Maqedonisë heton veprimin e Lejla Kadriut

Për qasjen dhe përgjegjësinë e mundshme të prokurores Kadriu, lidhur me veprimin e djeshëm në protestë si dhe telefonatën me akuza me kryeministrin, nga Prokuroria Publike theksuan sot përmes një kumtese, se kanë kërkuar me shkrim që Prokuroria e Lartë e Gostivarit, të inspektojë çështjen, sipas nenit 27, pika 5, dhe nenit 28, pika 1 të Ligjit për Prokurorinë Publike.

“Pas inspektimit të çështjes, Prokuroria e Lartë e Gostivarit duhet të dorëzojë informatat se për çfarë vepre penale, dhe kush janë kryerësit e saj, në rastin konkret, ndaj të cilave kryhet procedurë parahetimore apo hetimore, në bazë të cilave dyshime të bazuara po ndiqet procedura, dhe se çfarë faktesh dhe dëshmish i janë prezantuar prokurorit publik për hapjen e lëndës, si është ndarë lënda në punën e prokurorit, cilat dhe çfarë veprimesh ka ndërmarrë prokurori dhe çfarë urdhrash ka dhënë ai”, thuhet në njoftim.


“Prokurorët e Lartë duhet të verifikojnë nëse në përputhje me ligjin dhe udhëzimeve detyruese për veprimet konkrete duhej të inspektohej vendi i ngjarjes, dhe mbi të gjitha, nëse është përgatitur procesverbal për inspektimin e rastit. A i ka ndërmarrë veprimet prokurori në përputhje me nenin 41 të Ligjit për Procedurë Penale dhe a e ka njoftuar për këtë gjë, policinë. A është ndërmarrë ndonjë veprim në kundërshtim me funksionin e Prokurorit Publik, si dhe rrethana të tjera relevante në rastin konkret. Pas marrjes dhe analizimit të informatave nga Prokuroria e Lartë e Gostivarit, Prokuroria e Lartë e Maqedonisë do të marrë vendimin adekuat lidhur me veprimet e djeshme të prokurores Kadriu – thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori