LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria për 24 orë ngriti 91 aktakuza dhe ndalohen 17 persona

Prokuroria për 24 orë ngriti 91 aktakuza dhe ndalohen 17 persona

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 91 aktakuza kundër 100 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Më poshtë janë aktakuzat e ngritura të prokurorive Themelore nëpër komunat e Kosovës:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 11 persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave si dhe, ka ngritur 55 aktakuza kundër 61 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur 18 aktakuza kundër 19 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person  të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, po ashtu, Prokuroria Themelore e

Mitrovicës, ka bërë një kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale. /Telegrafi/