LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria në Prishtinë nis hetimet ndaj Martin Berishajt, dyshohet për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria në Prishtinë nis hetimet ndaj Martin Berishajt, dyshohet për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për mosdeklarim të pasurisë.

Lajmi e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.


“Ju njoftojmë se rasti për të cilin keni parashtruar pyetje është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit”, ka thënë Ulaj.

Prokuroria Speciale konfirmon kallëzimin penal ndaj Martin Berishajt
Lexo po ashtu Prokuroria Speciale konfirmon kallëzimin penal ndaj Martin Berishajt

Ndryshe, Agjencia Kundër Korrupsionit kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit Berishaj.

Berishaj dyshohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, pasi në formularin e deklarimit të pasurisë më 2021, nuk i ka deklaruar aksionet e tij në kompaninë private “MB Consulting”.

Pas zhvillimit të hetimeve paraprake, Anti-Korrupsioni ka proceduar lëndën kundër ambasadorit Berishaj në Prokurorinë e Shtetit më 5 gusht të këtij viti.

Ambasadori Martin Berishaj së fundmi është implikuar në një skandal financiar.

Më 21 prill 2022, mediumi slloven “Planet TV” raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, e të cilën e ka titulluar si skandal të madh financiar.

Sipas këtij mediumi, ai është nën hetim financiar ndërkombëtar për shkak të dërgesave nga dega serbe e GEN-I (furnizuesi energjetik slloven), të cilat i kanë shkuar kompanisë private MB Consulting në Mal të Zi. Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme.

Berishaj supozohet t’ia kthejë këto para Golobit, dhe ky i fundit duhet t’i investojë këto para në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

Në anën tjetër, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kishte mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para ‘cash” rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Vetëm pas një dite, zyra e presidentes së Kosovës kishte njoftuar se presidentja, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga ambasadori Martin Berishaj një raport me shkrim për artikullin e publikuar në një media në Slloveni.

Po ashtu, ishte kërkuar që ai të vijë në Kosovë për të sqaruar situatën.

“Njoftojmë qytetarët se presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën”, thuhej në njoftim të Presidencës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte deklaruar se i beson deklaratave të ambasadorit të Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj, i cili i ka mohuar raportimet e mediave sllovene se ai është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Sipas Osmanit, nuk është konstatuar nga asnjë organ i drejtësisë “por thjesht është shkruar nga një media për të cilën ambasadori e ka mohuar në tërësi dhe do të ndjek të gjitha rrugët ligjore”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori