LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme të lëndëve që lidhen me Ramiz Merkon

Prokuroria ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme të lëndëve që lidhen me Ramiz Merkon

Prokuroria Themelore e RMV-së njofton se Komisioni tyre ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme ndaj punës së Prokurorisë Themelore Publike Strugë, Prokurorisë së Lartë Publike Manastir dhe Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të gjitha lëndët e ndërlidhura me punën e Komunës së Strugës në periudhën kur Ramiz Merko e ka ushtruar detyrën kryetar komune.

Nga PTHP thonë se Komisioni ka pasur këqyrje në gjithsej 30 lëndët që lidhen me Merkon, disa prej të cilave datojnë që nga viti 2006, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Prokuroria Themelore Publike e Strugës udhëheq katër lëndë kundër Merkos, të themeluara që nga fillimi i vitit, si dhe po vepron në dy lëndë në hetime paraprake nga viti 2021, të cilat kanë të bëjnë me projekte konkrete të Komunës së Strugës. Për katër lëndë të tjera të pazgjidhura (2 nga viti 2019 dhe 2 nga viti 2022), prokurorët publik që kanë ndërmarrë veprime kanë marrë indikacione dhe udhëzime për të dinamizuar më tej procedurën”.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka gjithsej pesë lëndë (2 në RO dhe 3 në regjistrin KO). Prokuroria e Lartë e Manastirit ka marrë orientime që në periudhën e ardhshme të kryejë kontrolle më të shpeshtuara dhe ta përcjell veprimin në të gjitha lëndët kundër personave dhe zgjedhur dhe të emëruar në prokuroritë themelore publike në kompetencë të saj”, thonë nga PTHP.

Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit më 20 qershor e vendosi Ramiz Merkon në “listën e zezë” për shkak të konstatimeve për implikimin e tij në korrupsion të madh, keqpërdorim të fondeve dhe përzierje në gjyqësor. Sanksionet e SHBA-së janë të orientuara edhe ndaj bashkëshortes së Merkos, si dhe tre fëmijëve të tij./TElegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori